Pak nga të gjitha me ngjarjet e ditës!

J L

I nxehti i madh,

na bllokoi fare,

si për ironi,

shto dhe dhjetëra zjarre!

 

Dhjetëra vatra zjarri,

në Jug e Veri,

zjarret kishe mangët,

xhan -moj Shqipëri!

 

Festën e ashures,

kanë sot bektashianët,

ndaj dhe me ashure,

do presim afganët!

 

Afganët e shkretë,

për t’u qarë me lot,

janë nisur të vijnë,

po nuk vijnë dot!

 

Në aeroport,

tani dot nuk shkojnë,

sepse talibanët,

rrugët kontrollojnë!

 

Talibanët janë,

robër mesjetarë,

me mijëra bashkëkombas,

kanë therur e vrarë!

 

Presidenti ynë,

kishte bërë plane,

kur bënte në zgjedhje,

thirrje talibane!

 

Kur na thoshte hapur,

troisni hanxharët,

pa këmbë e pa duar,

t’i lëmë kusarët!

 

Kjo ka qenë me kohë,

metodë talibane,

që për pak na erdhi,

edhe kësaj ane!

 

Zjarret  nuk u ndezën,

veç anës e anës,

u dogjën Sarajet,

në mes të Tiranës!

 

U dogjën Sarajet,

e fisit Toptani,

si këto-të tjera,

nuk ka më Vatani!

 

Nga mëndja e kokës,

iku njerëzia,

ata djegin-vrasin,

veç nga babëzia!

 

Ndodh kudo në Botë,

jo veç në trojet tona,

se kush ka më shumë,

më shumë do akoma!

 

Bota është mbushur,

me njerëz të ndotur,

që marrin e marrin,

dhe s’kanë të ngopur!

 

Kemi korrupsion,

doni-apo s’doni,

po aspak s’ka lindur,

këtu korrupsioni!

 

Ai është përhapur,

në Botë si kancer,

po ilaç për të,

s’do ketë asnjëherë!

 

Për të s’do të shpiket,

kurrë ndonjë vaksinë,

ai mund të trembet,

veç me drejtësinë!

 

Kot e kot është thënë:

“Burgu është për burra!.”,

se edhe më trimit,

i ka shkarë shurra!

 

Për ditën e sotme,

i thamë të tëra,

do vijë ditë e re,

me të tjera gjëra!

 

Filloi covidi,

përsëri po vret,

ishalla nuk kemi,

një valë të tretë!

 

Arben Duka

Share This Article
6 Comments
  • BUKA E PËRDITSHME

    Për sot o bejte,
    Të tëra ti i the,
    Mos harro nesër,
    Bëj një bejte të re.

    Një bejte të re,
    Ku mburr qeverinë,
    Që s’dihet me sa afganë,
    Do e mbushi Shqipërinë.

    E s’dihet sa prej tyre,
    Përherë te ne do rrinë,
    Do duan dhe vend pune,
    Që të hanë e të pinë.

    Lali Eri me gëzim tha,
    Se më të mirët afganë,
    Mund të rrinë këtu te ne,
    Por gënjeu gjithë dynjanë.

    Amerika do iu bëjë vetting,
    Dhe dokumentat për andej,
    Më të mirët do ikin në USA,
    Më të “këqinjtë” do ngelen këtej.

    Imagjino sikur ndër ta,
    Si ty ndonjë bejte të ketë,
    A do ia lirosh vendin o Dukë,
    Se afgani i pasur mund të jetë!

    Se të gjithë bejtexhinjtë,
    Që i servilosen pushtetit,
    Pa para nuk punojnë kot,
    Marrin $ nga dora e “mbretit”!

    Dhe Rama italianëve i tha,
    Që ne jemi shumë humanë,
    Ashtu siç na pritën ata dikur,
    Në ’91 për ta ishim ne afganë.

    Le që, ku të lë Edvini ty,
    S’të ndërron me asnjë n’botë,
    Kush do e telendisë Berishën,
    Dhe opozitën e mbaruar që rri kot?!

    • Bravo. KY bythshitur e bythshqitur nuk ka as nder as komb. KY vetem bythlepirjen ka zanat. Coban endacak. Pa atdhe. Qen I rrahur qe kapterr

  • Meqe me lot e qyrre,
    po qan ti per Afgane,
    merri ca ne shtepi,
    more Duka hajvan.

    Juve idhtaret e qeverise,
    do jepni shembull personal,
    nga 10 afgane per shtepi,
    do ju sjell une lideri Global!

  • E kuptoj talebanet jane shume te keqij.
    Po presidenti dhe qeveria ne azil skane fare faj??? Zera ka se kupola drejtuese e afganistanit e kishte qerryer vendin nga korruspini. Edhe talibanet gjeten perkrahje pa perparuan aq shpejt. Pastaj ku ishte ushtria afgane per ti bere balle pushtimit taliban?
    Po administrat e korruptuar ku do denohet per korrupsion apo ne vendet ku ka kerkuar azil?

  • Talibanet jane tsi jane po jane kunder pedofilise se prakrikuar nen hyqmin e presidentit Ghani. E rende sa ska, jo per ata po per ne, qe mes nesh do i kemi.

  • KORRUPSIONI, HAJDUTI, BURGU DHE DREJTËSIA.

    “Sa bukur të mendosh se askush nuk ka nevojë të presë një moment, ne mund të fillojmë tani, të fillojmë të ndryshojmë ngadalë botën! Sa bukur që të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël, mund të japin kontributin e tyre në futjen e drejtësisë menjëherë … Dhe ju gjithmonë, gjithmonë jepni diçka, edhe nëse është vetëm mirësi! ” (Ana Frank)

    “Pushteti nuk i korrupton njerëzit; budallenjtë, megjithatë, nëse hyjnë në një pozicion pushteti, korruptojnë pushtetin.” (George Bernard Shaw)

    “Faleni atë, sepse ai beson se zakonet e fisit të tij janë ligjet e natyrës!” (George Bernard Shaw)

    Komunizmi nuk ka ardhur asnjëherë në pushtet në një vend i cili nuk ka qënë i përçarë nga luftrat ose korrupsioni, ose të dyja. (John F.Kennedy.)

    “Hajduti që nuk kapet është një shitës i ndershëm” (Proverb rumun)

    “Një hajdut është një mbret derisa të kapet” (Proverb iranian)

    “Ju përdorni një pasqyrë qelqi për të parë fytyrën tuaj; ju përdorni vepra arti për të parë shpirtin tuaj.” (George Bernard Shaw)

    “Por nëse mendimi korrupton gjuhën, gjuha gjithashtu mund të korruptojë mendimin.” (George Orwell)

    “Burrat nuk janë të burgosur të fatit, por vetëm të burgosur të mendjes së tyre.” (Franklin D. Roosevelt)

    “Kur njerëzit janë të pastër, ligjet janë të padobishme; kur njerëzit janë të korruptuar, ligjet thyhen.” (Benjamin Disraeli)

    “Vidhni pesë dollarë dhe ju jeni një hajdut i zakonshëm. Vidhni mijëra dhe jeni ose qeveri ose hero”. (Terry Pratchett)

    “Drejtësia është e vërteta në veprim.” (Benjamin Disraeli)

    “Le të ketë drejtësi për të gjithë. Le të ketë paqe për të gjithë. Le të ketë punë, bukë, ujë dhe kripë për të gjithë. Le të dijë secili se për secilin trup, mendja dhe shpirti janë liruar të përmbushin veten e tyre.” (Nelson Mandela)

    “Njohuria pa drejtësi duhet të quhet dinakëri më shumë se sa mençuri.” (Platoni)

    “Ka një gjykatë më të lartë se gjykatat e drejtësisë dhe ajo është gjykata e ndërgjegjes. Ajo mbizotëron mbi të gjitha gjykatat e tjera.” (Mahatma Gandhi)

    “Ai që hap derën e shkollës, mbyll një burg.” (Viktor Hygo)

    “Mund të më lidhësh me zinxhirë, mund të më torturosh, madje mund ta shkatërrosh këtë trup, por nuk do ta burgosësh kurrë mendjen time.” (Mahatma Gandhi)

    Shënim: O Dukë, mqs ti bën si besimtar i përrallave fetare, di gjë a i ka shpëtuar shurra Krishtit kur e futën në burg?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *