Me këmbë të mbarë filloi,
Nuk i bie kot legenit,
Në Bulqizë, na lajmëroi,
U kap krye-peshkaqeni!
Njësia antikorrupsion,
Në rrjete të rutinës s’ngeci,
Para krimit, në Bulqizë,
Ç’është CEZ-i dhe GËRDECI?!
SPAK-u s’di të bëjë shaka,
Kur më hedh gjithë atë rrjetë,
Më i pari aty ra,
Një zyrtar i rangut të tretë!
Gjithë shtypi dhe ekranet,
Lajmet me Bulqizë i hapin,
Kur nuk kap dot peshkaqenë,
Një cironkë le të kapin!
Shkëlqen Tani nga Skrapari,
Që në rrjetë e ka hedhur,
Keq e hëngri Kryetari,
Që Bulqiza e ka zgjedhur!
Në do qe për një problem,
Të mos sosesh kurrë punë,
Ka një zgjidhje shumë të thjeshtë,
Që më poshtë do t’u’a them unë!
Nëse dikush thyen Ligjin,
Qoftë grua, apo burrë,
Kërkoi opinion Venecias,
Dhe s’do sosësh punë kurrë!
Komision ngriti Kuvendi,
Presidentin të shkarkoi,
Dhe dy herë në Venecie,
Ruçi opinion kërkoi!
Parlamenti sot paguan,
Dy duzina me juristë,
Dhe Presidenca patjetër,
Ka disa të tillë në listë!
Që marrin rroga të majme,
Që janë të përkëdhelur,
Po që nuk kuptojnë dot,
Ligjet në ç’pikë janë shkelur!
Shkeljet qenë aq të qarta,
Dhe më huri i kupton,
Po kokat gjithnjë kërkojnë,
Nga Venecia opinion!
Venecia-djep i sofizmës,
Di të lozi mirë me fjalët,
Jep përgjigje evazive,
Të kënaqi të dy palët!
Kësaj radhe shkroi dhe Meta,
Që merak të mos i mbetet,
Çfarë të bëjë Presidenti,
Kur Rama ka gjithë pushtetet!?
Një pyetje me plot hile,
Ilir Meta e ka nisur,
Dhe nuk thotë, se opozita,
Gjithë betejat ka braktisur!
Një gjyqtar i Kushtetueses,
Ligjërisht quhet i zgjedhur,
Nëse Meta për shtatë ditë,
Firmën në dekret s’ka hedhur!
Gjeti një nga mbrapa listës,
Dhe e dekretoi Iliri,
Kjo është Shkelje Kushtetute,
Të tjerat janë dokrra hiri!
Venecia mund të na thotë,
Dhe përsëri të na talli,
Meta Ligjin e ka shkelur,
Po e ka bërë nga halli!?
Kaq të thjeshta janë gjërat,
Ndaj ju garantova unë,
Kërkoi Opinion Venecias,
Dhe s’do sosësh kurrë punë!
A.Duka

Po ankohesh edhe ti per ate SPAK?
po nga kush u ngrit ai ore torollak?
nga Rama yt tash 7 vjet ne pushtet,
mos do thuash “Saliu” dhe ne 2020?
aq tuhaf je xhanem dhe nuk e kupton?
se ate SPAK vet Rama po ta drejton,
por…si mund te hedhe SPAK ate Rrjet?
ku te kape Beqen ate hajdutin e shkret?
qe shendetesine nga themelet shkallmoj,
me koncesionet mafioze katran me boj,
SPAK do kape Gjiknuren ministrin hajdut?
qe milione Euro ne xhep te Ulajve ka fut,
apo ate CEZ qe vit me vit shkon perposh,
nga nje idiot i Rames, nje Dane kok bosh,
ka 7 vjet kjo Rilindje e mbushur me zagar,
kush te vjedh me shume jane ven ne gare,
ndaj eshte zhytur ky vend krejt ne varferi,
se po rrjepin kudo gjithandej ate ekonomi,
ja pra pse SPAK nuk arreston sot Saline,
se duhet te burgose edhe Ram mavrine,
eshte kjo qeveri Rama shum e shum her,
me keq se Saliu ne vjedhje krejt e dhjere.
Vret më shumë kjo poezi e poetit Arben Duka se sa fabrikimi me vorba e vorbëtar , skenaristët e PD -s, bëjnë vorba dhe vorba nuk ka. Nuk fitohet nderi i Ilirit dhe Lulit me mashtrime tip -Saljano-Babale metoda të njoura mafoze ,edhe Parlamentit po i vjen festja vërdall ,po sillet si kali në lëmë për të shkarkuar një kalë që vetë i vunë barrën dhe tani nuk e njehë të zotin,po shkakton dëme,e po vret më shumë sorollatja parlamentit me venecia të Ruçit se sa vritet faj i preidentit.Xhami thyhet kur është krisur ,sa do të mundohet Ruçi të shpëtoi Ilirin xhami është thyer,duhet hedhur poshtë..
Vret më shumë kjo poezi e poetit Arben Duka se sa fabrikimi me vorba e vorbëtar , skenaristët e PD -s, bëjnë vorba dhe vorba nuk ka. Nuk fitohet nderi i Ilirit dhe Lulit me mashtrime tip -Saljano-Babale metoda të njoura mafoze ,edhe Parlamentit po i vjen festja vërdall ,po sillet si kali në lëmë për të shkarkuar një kalë që vetë i vunë barrën dhe tani nuk e njehë të zotin,po shkakton dëme,e po vret më shumë sorollatja parlamentit me venecia të Ruçit se sa vritet faj i preidentit.
Xhami thyhet kur është krisur ,sa do të mundohet Ruçi të shpëtoi Ilirin xhami është thyer,duhet hedhur poshtë..