“Pak se e ke dhuratë”…

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

Dita! Para 10 ditësh më erdhi një sms nga Vodafon: “Meqenëse na keni besuar shërbimin tonë 14 vjet ju dhurojmë një tel…”. Po atë ditë më erdhi sms ku më thoshin, paraqitni në dyqanin tonë x pin që të tërhiqni celularin. Shkova te dyqani në Rr.Bardhyl. Bënë ca shënime e më thanë, do të të lajmërojmë të vish të marrësh telefonin. Pas dy ditësh më erdhi tjetër sms ku më jepej tjetër pin. Shkova e më thanë prit. Për çudi më erdhi tjetër sms, me tjetër pin. Shkova përsëri. Më priti një vajzë me emrin Julia, që më tha, pak se e ke dhuratë, po na kërkon llogari. Unë atë telefon e kam paguar 14 vjet nga 30 mijë lekë të reja çdo vit. “I zoti e jep, po nuk ma jep tellalli”. Nga F. L.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *