„Gjithnjë e më shpesh ishin treguar histori te cuditshme mbi Malesite e Veriut qe i shkonin aq shumë për shtat karakterit të vecantë dhe të paepur të atyre njerëzve në ate pjesë të Shqipërisë…“
E kisha pritur gjatë dhe me padurim atë takim. Ishte një ftesë e Gjimnazit Ekonomik në një qytet ne Jug te Gjermanisë, Backnang nisur drejt Berlinit dhe pikerisht drejt autores së librit „Vrasje ne rruget e Veriut“, Anila Wilms.
Interesi dhe krenaria, perse t`a mohoj, më rritej nga dita ne dite, për arsye se në këtë „cep të Gjermanise“, ku Schiller, Daimler, Heinkel kane kaluar një pjesë te jetës së tyre, vinte për të prezantuar librin e saj një autore nga Shqipëria.
Prezantuesja mund të ishte edhe nga ndonje vend tjetër, i cili mund të ishte edhe më i njohur këtu, në këtë vend ku mesoj, por ja që për cudine time dhe të shokëve të mi, ishte nga Shqipëria, nga një vend që besoj shumë prej tyre e degjonin për herë të parë.
Ishte data 21 Nëntor ku salla u mbush plot me nxenes të atij gjimnazi për të dëgjuar leximin e disa kapitujve të atij libri, nga i cili kam marrë rreshtat e parë dhe i kam vendosur në krye të faqes për të dhënë emocionet e fillimit, që ndoshta dikush tjetër nuk do ti ndjente aq sa unë atë ditë.
Në atë libër bëhej fjalë për një vrasje plot enigma në një rrugë të Veriut, perkatësisht në urën e Drojës, rreth vitit 1924 në prag të të ashtuquajturit Revolucion i Qershorit.
Ishin vrarë dy shtetas amerikane dhe plagosur shoferi i tyre.
Tre barinj kishin qënë deshmitare të asaj ngjarjeje. Një inxhinier gjerman me makinën e tij kishte sjellë kufomat në Tiranë.
Hamendësimet nga më të ndryshmet filluan plot pasion.
Cfarë karakteri kishte ajo vrasje? Cilët ishin motivet dhe autorët e tyre? A kishte të bënte me konkurencën për naften shiqptare dhe koncensionet qeveritare? Kishin dorë shërbimet e fshehta britanike dhe italiane ndaj konkurencës amerikane për naftë në ato zona, sic hidhte dyshime vetë ambasadori amerikan?
Ne fund pati dhe pushkatime të „autorëve“, por përsëri gjithshka mbeti në mjegull.
Tregim interesant dhe plot ankth që për mua tregonte dhe një pamje të botës së brendshme të atyre banorëve.
Ndoshta kjo ishte thelbësorja. Vetë tabloja e jetës, karakterit, rregullit kanunor që ishte ulur këmbëkryq në Veri të Shqipërisë.
Ndoshta për historinë e Shqipërisë nuk di aq shumë dhe për këtë më vjen mirë që ishte ky libër, kjo autore që më hapi një dritë në këtë tunel „të errët“ për të njohur, për të hyre akoma më thellë në shpirtin dhe historinë e popullit tim dhe pikerisht në historine e te atyre zonave ku cdo pushtues që kishte dashur ti gllabëronte ishte „gllabëruar“ vete në humnerat e atyre maleve.
Kapaku i atij libri ishte po aq intersant sa vetë përmbajtja. Ishte një pamje e godinës së Parlamentit shqiptar, sot Teatri i Kukullave“, para të cilit njerëz aristokratë, bejlerë dhe fshatarë duket sikur presin ndonjë lajm të betimit të Mbretit apo formimit të qeverisë.
Ishte viti 1928, një pamje e zbuluar nga albanologu Robert Elsie.
Publiku shkollor tregoi vemendje dhe interes. U bënë dhe pyetje mbi Kanunin dhe gjakmarrjen, mbi Shqipërinë Etnike dhe luften e Kosovës, mbi naftën dhe pasuritë e Shqipërisë, por edhe mbi ndjesinë e saj nëse ndihej më shumë shqiptare apo gjermane.
Larguar nga Shqipëria në vitin 1994 për të ndërtuar jetën dhe karrierën e saj në Berlin,
Anila Wilms la aq gjurmë dhe mbresa në gjimnazin tone, tek shokët e mi duke më bërë të tërheqë nga biblioteka e shkollës atë kopje të vetme të librit të saj që në vitin 2013 ishte nderuar me cmimin Adelbert-von-Chamiso.
Ndërsa mua nuk më mbetet gjë tjetër vec se të them thjesht: Faleminderit Anila.
Ishin 90 minuta plot mbresa dhe emocion.
Fabian Stefi
Wirtschaftsgymnasium (Shkolla e Mesme Ekonomike), Klasa 12
Backnang
Gjermani