Paketa Anti-KÇK e qeverisë kthehet në ligj pa e lexuar askush

Ornela

Gjergj Erebara

Përmes një statusi në Twitter, kryeministri Edi Rama njoftoi të premten takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim dhe miratimin e paketës ligjore të prezantuar prej tij si Anti-KÇK -duke i konsideruar ngjarjet njëra pas tjetrës si ‘koincidencë e bukur’.

Më pas, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi për llogari të qeverisë se paketa ligjore u miratua si akt normativ me synimin e “luftës kundër krimit”, por organizatat e shoqërisë civile ngritën pikëpyetje serioze mbi vlefshmërinë e një akti të tillë normativ nga pikëpamja kushtetuese.

Gjonaj deklaroi gjithashtu se paketa e ndryshimeve ligjore është konsultuar me “shërbimet partnere”. Por Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe ajo e Bashkimit Europian i thanë BIRN në dy deklarata të veçanta se nuk kanë marrë një draft paraprak nga qeveria dhe nuk e kanë lexuar ende atë.

Endri Fuga, zëdhënësi i Kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN se kur do të publikohet kjo paketë ligjesh dhe as pyetjes nëse këto ndryshime janë konsultuar apo jo me partnerët perëndimorë të Shqipërisë, SHBA dhe BE.

Shqetësime mbi kushtetutshmërinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi kohë më parë se vendi ka nevojë për paketë ligjore AntiKÇK për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar si dhe ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që qeveria i akuzon se kanë lidhje me krimin e organizuar.

Qeveria refuzoi të publikojë një draft të ndryshimeve të propozuara. Megjithatë, kritika janë ngritur për fuqizimin e Policisë së Shtetit me kompetenca të gjyqësorit si dhe cenimin e të drejtave të njeriut, të mbrojtura nga Kushtetuta.

Në fund të Nëntorit, ndërsa vendi përballej me katastrofën e shkaktuar nga tërmeti, kryeministri sugjeroi se kjo paketë mund të miratohej me akt normativ. Të shqetësuara, një grup me 21 organizata të shoqërisë civile i kërkuan qeverisë në 6 dhjetor të respektojë kushtetutën sa i përket miratimit të ndryshimeve të tilla ligjore.

Pavarësisht shqetësimeve, qeveria e miratoi paketën përmes një akti normativ në një mbledhje qeverie jashtë radhe të premten më 31 Janar.

Ministrja Etilda Gjoni deklaroi: “Vendimet e miratuara sot sjellin ndryshime në ligjin Anti-Mafia, Ligjin e Policisë së Shtetit, Ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara si dhe Kodin Penal. Të gjitha këto ndryshime së bashku me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” , janë tashmë vendimmarrje të Kuvendit të Shqipërisë.”

Por organizatat e shoqërisë civile thonë se Kushtetuta nuk lejon ndryshime me procedurë të përshpejtuar të ligjeve të rëndësisë së veçantë, si Kodi Penal, ndërsa ndërhyrja e paralajmëruar e policisë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve bie ndesh me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve.

“Duke e konsideruar si paketë të një rëndësie të veçantë që mund të cenojë respektimin e të drejtave të shtetasve, organizatat e mësipërme bëjnë thirrje që diskutimi i kësaj pakete do duhej të ishte gjithëpërfshirës dhe në respektim të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” deklaruan organizatat.

“Miratimi me akt normativ me fuqinë e ligjit të paketës ligjore antishpifje ka cënuar parime të rëndësishme kushtetuese,” thuhet më tej në deklaratë. [Kliko këtu për të lexuar deklaratën]

Partnerët nuk janë informuar

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të shpallë miratimin e kësaj pakete pas një takimi me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim, ndërsa ministrja Gjonaj sugjeroi se qeveria e ka konsultuar paketën me “shërbimet partnere”, pa shpjeguar se me kë konkretisht.

“Pas një procesi diskutimesh shteruese mes përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, përfshirë këtu edhe zyrën e Kryeministrit, Policinë e Shtetit, shërbimet partnere dhe ekspertët vendas dhe të huaj të reformës në drejtësi, sot kemi miratuar në mbledhjen e Qeverisë, paketën ligjore Anti-KÇK,” deklaroi Gjonaj.

Gjithsesi, Ambasada e SHBA dhe ajo e BE-së në Tiranë thanë se nuk e kanë lexuar ende paketën ligjore të miratuar.

Pyetur nga BIRN, një zëdhënës i Ambasadës Amerikane tha”Nuk kemi pasur mundësi që ta studiojmë variantin më të fundit të legjislacionit “Anti-KÇK. Presim që të kuptojmë detajet”.

Ambasada theksoi gjithashtu se “vlerëson shprehjen nga kryeministri të vendosmërisë dhe vullnetit politik për të luftuar murtajën e krimit të organizuar”.

Po kështu, zyra e Delegacionit Europian në Tiranë tha se nuk ishte konsultuar.

“Delegacioni i BE-së nuk e ka parë Aktin Normativ të miratuar sot dhe nuk mund të komentojë në këtë pikë,” tha Delegacioni për BIRN.

Share This Article
16 Comments
  • Duket qarte qe në Shqiperi nuk duan ligjet financiare, por duan rrumpallen. Gabimi I Qeverise eshte qe ligjet i nxjerr me pikatore dhe jo si vendet perendimore. Po behet veting vetem per gjykatesit dhe po behet nami. Në vendet e zhvilluara vetingu eshte për cdo person, i cili duhet te justifikoje fitimet, perndryshe do te perballet me ligjin, dhe asnjeri nuk bertet se po shkelen te drejtat e njeriut! Kane kaluar 30 vjet me nje sistem kapitalist te favorizuar per hajdutet, drogaxhijte, dallaverexhijte,etj. dhe vetem njeriu I ndershem qe fiton me pune nuk mund te mbijetoje. Pra ligjet e forta sjellin rregullin. Vetem shkelesit e ligjit nuk I duan ligjet dhe nuk ka lidhje me te drejtat e njeriut perderisa ato ligje jane njelloj për te gjithe.

  • Ky gjatoje ka falise nga mendet.Ka lene dhe mjekrren.I rrehet mendja qe asht Isamail Qemali.Ky ma shume se ne asgja asht nji kopuk i pamoral qe nxjerre hallatet ne shesh,ne drite te diellit,dhe ia trazojne femnat me ledhatime me dore.

  • Ju edhe po ta lexoni nuk e kuptoni,madje si thoni
    vet jeni kunder pa e lexuar!!!
    E rendesishme eshte qe qiveria te ket kellqe ta zbatoi..

    • O te rrofsha koken, te zbatoje edhe keto qe kemi deri

      tani jemi lule, kaluar zvicres.

      Keto jane gjoba qe do te veri ky njerezve, sepse ka

      mbetur pa para.

      Nuk ka njeri frike nga ligji, por nga gjobaxhinjte qe

      dergon ky me ligjin ne krah.

  • Ramuti nuk tha qe ambasadorja amerikane e lexoi ligjin, ” koencidence” tha. Ligji doli kur ajo erdhi.
    Pra, ligji u be fakt kur ajo sapo shkeli kembe
    Me foton e ambasadores Ramuti na la te kuptonim se ardhja e saj tregonte miratim.
    Cfare mashtruesi i ndyre.
    Kerkoje nje te tille dhe nuk e gjen. Shpifja eshte akuza me e vogel per kete ndyresire.

  • kur ti moj ambasadore Kim neser do pyesesh pse s’kam dijeni per kte lloj ligji te vecante, Rama i shkathet do gjegjet: koincidence ligji kaloi sa erdhe ti.

  • Është vendim i shkëlqyer paketa-anti – KÇK ,të kthehet sa më parë në ligj.Shteti të zbërthej bri më bri grabitësit dhe HAJDUTËT e pasurisë 30 vjeçare ,shurra në brek tu shkojë ,pas sekuestrimit pasurisë dhe hekurat,hekurat..

    • Vendim i shkelqyer per nje te shkaperdhyer ne tru si fteri.
      Tipa si keta e bejne diktaturen. Budallenj, por konseguente.

      • Zbatimi i ligjit nuk besoi se është kurr diktaturë, o’ tartabiq- mirel – “konseguenti”prej budallaj ,dhe hipokriti me shumicë .!

        • fteri, mendon me të vërtetë kështu “Zbatimi i ligjit nuk besoi se është kurr diktaturë,”?
          Mos vallë në kohën e diktaturës së proletariatit nuk është zbatuar ligji? Vetë kushtetuta e përcaktonte Shqipërinë si Diktaturë e proletariatit.
          Ligji në vetvete, për rastin në fjalë, është formuluar i tillë për të sanksionuar diktaturën.

    • fteri, sipas kësaj që shkruan ti dhe dëshirës tënde, qeveria duhet të vetarrestohet?
      Është ajo e para me K/M në krye, që janë KÇK. Ti mendon se Rama e ka nxjerrë për të arrestuar veten, apo për të bërë presion politik mi këdo që nuk ndjek rrugën e tij?
      Të njëjtën gjë ka bërë Erdogani. Sot ai ka gjithçka në duart e tij. Njerëz me mendime si ti i kam dëgjuar vite më parë, flas për Erdoganin, të kënaqur për masat që merreshin kundër korrupsionit në Turqi. Sot të njëjtit e kanë kuptuar se sa mëndje shkurtër kanë qënë. Ata e kuptuan me vonesë qëllimin e Erdoganit. Sot ai ka gjithçka në dorë. Si paratë e korrupsionit të tij si dhe mjetet për të shtrënguar kundërshtarët politik që ti binden dhe ta ndjekin.
      Ky është një hap përpara drejt DILTATURËS, fteri.

  • Ambasada theksoi gjithashtu se: “vlerëson shprehjen nga kryeministri të vendosmërisë dhe vullnetit politik për të luftuar murtajën e krimit të organizuar”-shkruan ambasada amerikane.

    OK! Pra deri sa thone qe, e vlereson vullnetin politik per te luftuar murtajen e krimit te organizuar, domethene se kane dijeni. Rama tha qe biseduam edhe per kete me ambasadoren, qe si per koincidence u takuan para mbledhjes se qeverise! Epo, me detajet nuk merret ambasada. Bien dakord në parim. Shteti amerikan, Departamenti i tij i Drejtesise kane atashuar OPDAT, me ekspertet e saj te fushes, prane shtetit shqiptar dhe Rama ate ka thene, pra qe jane konsultuar e dakordesuar me ta.

    ***

    po ashtu, Delegacioni i BE-së deklaroi se: “Delegacioni nuk e ka parë Aktin Normativ të miratuar sot dhe nuk mund të komentojë në këtë pikë”.
    Por edhe ne kete rast, delegacioni i BE, e di qe prane qeverise (ministrise se Brendshme) eshte ICITAP-i me eksperte te saj qe asiston Policine e Shtetit ne luften kunder krimit dhe Rama, më heret, kete ka deklaruar qe jane dakordesuar edhe me ata.

    Atehere, ma merr mendja qe keshtu, ambasadat respektive kane dijeni, kane qene dakord ne parim, por ata nuk mund te prononcohen, nese nuk e kane pare Aktin Normativ me hollesi. Me siguri qe do ta shikojne, por askush te mos prese qe keto ambasada do luajne rolin e institucioneve shqiptare. Diplomacia (Dhipdho matia-dmth. qe sheh aty ku ne nuk shohim), i ka rrënjet te thella, nuk del ‘lakuriq’ ne mexhlis, ashtu si duam ne.
    Tjetër gje nese Akti Normativ ka probleme kushtetuese dhe ne kete rast ai mund te ankimohet ne Gjykate Kushtetuese, pavaresisht se ajo nuk ka kuorumin te marre vendime, por shqyrtimin mund ta beje dhe ne kanale shteterore mund te paraqese paraprakisht objeksionet e saj
    Dhe e fundit. Pse gjithe ky kundershtim?! Jemi apo s’jemi dakord qe krimit te organizuar dhe gjyqtareve e prokuroreve te korruptuar dhe te perjashtuar apo te pa vetuar (te KÇK) t’u tregohet vendi? Ne, tere diten, nga mengjesi në darke, bertasim qe krimi ka kapur shtetin, bile nje analist si Lubonja thote se Mafia shqiptare, ia ka kaluar edhe Mafies italiane (!) atehere hajde pra ta luftojme ate. Jo po ‘shkelen te drejtat e njeriut’ (!). Te cileve, te krimineleve dhe te te korruptuarve qe paguhen me parate tona? Po mesa dime, atyre nuk u hiqet e drejta ta kerkojne te drejten e tyre perseri ne gjykata. Le ta ndjekin ate rruge. Ne bertasim se si ka mundesi qe nje gjykates nxjerr nga burgu nje kriminel te denuar me burgim te perjetshem dhe, edhe kete ia faturojme Rames (i nxjerr ky qe te vjedhe vota në zgjedhjet e ardhshme, thote opozita (!)). Kur Rama ne pergjigje te kesaj situate thote se do merremi radikalisht me kete pune na fillon shqetesimi. Punemadhe! Kujt i djeg le te kruhet. Ne popullit te thjeshte kurre! Atehere vertet qe nuk e kuptoj. çfare duam ne shqipot? Edhe situata perceptohet si e jashtezakonshme, edhe kur merren masa, per ta rregulluar ate, fillojme tam-tamet. Kesaj i thone si ajo shprehja tironse: ‘hyp se te vrava, zdryp se të vrava!

  • Murtaja e krimit te organizuar ne Shqiperi eshte evident Dhe nje operacion zjarri si ky i Rames duhet panvarsisht njohej nga amerikanet europiant dmth qe nuk e kane lexuar Anti-KCK
    Nuk ka ndonje gje te keqe kur ne nje trup te gangrenizuar nga krimi dhe korrupsioni ndermeren me vullnet te mire dhe deshire Sherimi nga kjo plage vdekje prurse !
    Me mire nje fund me dhimbje sesa nje dhimbje pa fund !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *