Tetra Top® mundëson një mënyrë moderne dhe të sigurt për të shijuar produktet e lëngshme të qumështit
Tiranë – Tetra Pak®, lideri botëror në përpunimin dhe paketimin e ushqimit, shpall sot hedhjen në treg të paketimit të parë Tetra Top® për produktet e lëngshme të qumështit në Shqipëri. Që tani e tutje mund të konsumoni markën tuaj të preferuar Lufra në dizajnin novator të paketimit Tetra Top me një tapë të gjerë dhe të lehtë për t’u hapur e cila është e përkryer për të shijuar, midis produkteve të tjera, qumështin, ayranin, dhallën dhe kosin.
Tetra Top është një paketim që kombinon komoditetin e një shisheje me pamjen dhe ndjesinë bashkëkohore të një paketimi kartoni. Kjo risi e sigurt dhe moderne lehtëson proçesin e zbrazjes dhe pirjes si dhe siguron freskinë e produkteve, qoftë në shtëpi apo kur jeni në lëvizje.
Megjithëse respektohet tradita Tetra Pak® “MBRON Ç’ËSHTË E MIRË”, produktet gjithashtu përmirësohen vazhdimisht dhe janë të disponueshme në të gjithë botën. Si rrjedhim, Tetra Top është vetëpozicionuar në mënyrë të përkryer për konsumatorët të cilët kërkojnë produkte më praktike, të sigurta dhe moderne.
RRETH TETRA PAK
Tetra Pak është kompania lider në botë për përpunimin dhe paketimin e ushqimit. Duke punuar nga afër me klientët dhe furnitorët tanë, ne sigurojmë produkte të sigurta, novatore dhe në harmoni me ambjentin që çdo ditë përmbushin kërkesat e qindra milionë njerëzve në më shumë se 170 shtete të ndryshme përreth botës. Me më shumë se 23,000 punonjës të shpërndarë në mbi 85 shtete, ne besojmë te lidershipi i përgjegjshëm i industrisë dhe në një qasje të qëndrueshme ndaj biznesit. Motoja jonë, “MBRON Ç’ËSHTË E MIRË™,” reflekton vizionin tonë për ta bërë ushqimin të sigurt dhe të disponueshëm kudo. Për më tepër informacion rreth Tetra Pak mund të vizitoni www.tetrapak.com.