Parlamenti ka miratuar me votat e mazhorancës projektligjin “Për administratën gjyqësore”, pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Opozita ka votuar kundër , duke u shprehur se nuk përmirëson aspak situatën ku ndodhet sot administrata gjyqësore. Sipas tyre, pika më e kontestuar e draftit është “roli i pakufizuar i ministrit të Drejtësisë në çështjet e administrimit të gjykatave”. Deputetja e PS-së, Shega Ligori, tha se drafti i propozuar nga Ministria e Drejtësisë shkel Kushtetutën. Sipas Ligorit, ky draft nuk rregullon kompetencat e administratës gjyqësore, por e kthen ministrin e Drejtësisë në administratorin e çdo gjykate.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, akuzoi PS-në se gjatë kohës ku ka qenë në pushtet ka emëruar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, gjyqtarë që kanë qenë të lidhur me krimin. “Një gjyqtar e bëtë anëtar të KLD-së duke i pasur dosjet mal. Dhe kur ne kërkuam që ai të largohej, ju me votën tuaj ‘të pavarur’ thatë “JO, ai duhet të rrijë atje si anëtar i KLD-së’, pasi ishte i sponsorizuar personalisht nga ju. Ishte ky gjyqtar që i hapi rrugën bandës së Lushnjes dhe Aldo Bares. Kjo është drejtësia e pavarur që ju (opozita) bëtë për tetë vjet, ndërsa tani po u bëka kiameti se pse ministri i Drejtësisë po bën emërime në gjykata”, tha Halimi.
z. Minister Halimi, qe punon me bateri sa here t’i karikon Saliu, ke 8 vjet ne pushtet, cfare ke bere me anetarin e KLD qe i rrugen bandes se Lushnje dhe Aldo Barres ?. Mos ha shume …. por denoncoje ose edhe ti je nje prej tyre. Mos lesho shashka tymuese dhe mos qello me fishek manovre. Perdor si Saliu, fishek nga ato te Gardes se Republikes qe i perdori ne mishin e protestuesve me 21 Janar. Te foluren e ke te mangut, nga 4 kandele, vetem dy ke ne pune, ato qe sherbejn, per te mbrojtur shtetin vrases te Sali Bishes.