Paketa Fiskale, debati mbi shifrat apo mbi menaxhimin?

anazapta

Ekonomia e Financat nuk janë thjesht shifra, por menaxhim. Dhe në kontekstin shqiptar, gjithherë puna ka çaluar tek menaxhimi e jo tek shifrat në vetëvete. Si shembull mund të marrim posedimin e sa e sa resurseve natyrore, mbi e nëntokësore që ka vendi ynë, e megjithatë, keqmenaxhimi i tyre katastrofal, nuk ka sjellë bereqet por një varfëri. Si etalon mund të merret Bulqiza, një qytet që ngrihet në themele miliardash e jeton në një ferr ekzistencial. Dhe kështu, debati mbi paketën fiskale, nuk duhet përqëndruar tek shifrat por tek menaxhimi. Qeveria që iku, nuk do mbahet mend për taksa të ulëta, por për një rrumpallhane në menaxhmin e tyre, që ka çuar vendin në një zgrip të paparë, sa ka ekzistuar shteti shqiptar; që kur Demir Arbana tek filmi  “Nëntori i dytë”, nisi të mblidhte kacidhet e para duke i futur në një kutiçkë druri, si fillesa të financave të shtetit të ri të pavarur. Një paketë fiskale, mundet të jenë tronditëse në shifra, por një menaxhim i mirë i të ardhurave, do produktonte një klimë ekonomike pozitive e patjetër shërbime më të mira publike, saqë do e amortizonte të ashtëquajturën rëndesë fiskale. / Ermir Hoxha

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *