Paketa për Reformën në Drejtësi, maxhoranca bën një hap prapa

Elton Tafaruci

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar për paketën e reformës në drejtësi. Gjatë mbledhjes së sotme ka patur debate për futjen e draftit të reformës në kalendarin 6­javor të Kuvendit. ‘

Mazhoranca bën një hap prapa duke pranuar që sot të bëhet njoftim në seancë, dhe të paraqiten iniciativat e propozuara. Ndërkaq, shumica pranon që javën tjetër të vendoset për futjen në kalendar drafti i reformës. Seanca plenare e Kuvendit vendos sot për futjen ose jo në kalendarin e punimeve të paketës kushtetuese, që lidhet me reformën në drejtësi.

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, i mbledhur të mërkurën në mbrëmje, nuk arriti të marrë një vendim gjatë interpretimit të kërkesës së mazhorancës që kërkonte futjen në kalendar të draftit të reformës në drejtësi dhe miratimin e saj brenda datës 15 korrik.

Kjo u kundërshtua nga opozita, pasi sipas saj, paketa kushtetuese po përfshihet në procedurat parlamentare në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus.

Share This Article
3 Comments
    • Karta e Metes eshte djegur .Mos ki frike nga ai qe i ka breket e mbushura me …. Reforma nuk eshte vetem per shqiptaret por dhe per Bllokun e Aletve qe e duan Shqiperine nen sqetullen e tyre . Kusho qe del kondra eshte vetvrasje .Kete e di mire Meta dhe gjithe ata qe shpresojne per nje konsensus me pazare vrastare per popullin shqiptare .

  • Deri me 7 Korrik , mazhoranca ka per te bere te tjera hapa mbrapa, deri sa te barazohet me hapin e Berishes. Keshtu ndodh kur e merr pushtetin me kompromese individuale dhe nuk ia dorezon popullit, por deshiron ta mabsh sa me gjate per vete!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *