Zbatimi në praktikë i vendimit të hapjes së rrugëve të financimit të plotë të ndërhyrjeve kardio-kirurgjikale në spitalet publike dhe private, duket se i ekspozon pacientët përballë kostove të kripura për të marrë shërbimin.
Rast konkret
Një pensionist në të shtatëdhjetat iu detyrua t’i nënshtrohej në vitin 2016 një ndërhyrjeje në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Bashkëshortja e tij, Makbulja tregon se mjekët i vendosën dy unaza në arteriet koronare, ndonëse kishte nevojë për tre të tilla.
“Mjekët thanë që nuk e përballonte dot të tretën,” është shprehur Makbulja për BIRN.
Ibrahimit iu rikthyen sërish problemet shëndetësore pas gjashtë muajsh, duke e bërë atë që t’i drejtohej sërish QSUT-së. Prej aty, pensionistin e përcollën në spitalin “Roland Xhaxho”, me premtimin se shpenzimet do të mbuloheshin sërish nga shteti. Ekzaminimet treguan se dy unazat e vendosura më parë ishin shkrirë dhe se pensionisti kishte tashmë nevojë për 3 bypass-e.
Burrë e grua, të cilët marrin secili nga 12 mijë lekë pension në muaj, u vendosën përpara një zgjedhjeje të vështirë.
“Ne jemi të dy pensionistë, të dy të sëmurë dhe vetëm ilaçet na shkojnë 120 mijë lekë të vjetra në muaj. Por… thashë e di që shes shtëpinë dhe burrin nuk e lë të vdesë për lekë” , kujtoi e moshuara.
Shpenzimet totale për bypass-et i kushtuan çiftit të pensionistëve 6500 euro-të gjitha të marra borxh.
Makbulja i tha BIRN se një përqindje shtesë u financua nga shteti, pa ditur të thotë shifrën e saktë.
Realiteti i Qeverisë dhe ai i qytetarëve
Ndërkohë që, realiteti duhej të ishte shfaqur ndryshe për Makbulen dhe burrin e saj, pasi qeveria “Rama” mori përsipër të mbulonte 100 për qind, si në spitalet publike ashtu edhe në ato private, pikërisht bypass-in koronar.
Vendimi i Këshillit të Ministrave (23 maj 2014) parashikon transferimin e pacientëve drejt spitaleve private, në rastet ku shtetërori është mbi kapacitet, duke i përjashtuar nga bashkëpagesa.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë megjithatë se qindra pacientë të ngjashëm me Ibrahimin janë vendosur përballë dilemës së zgjedhjes me pagesës dhe jetës për të përfituar shërbimet, duke paguar nga xhepi i tyre mijëra euro, paralelisht me paratë që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u transferon spitaleve private.
Dështimin e skemës së paketave falas të kardiokirurgjisë në spitalet private e pranojnë edhe ekspertët, të cilët bëjnë përgjegjës buxhetin e vogël, por edhe mënyrën e zbatimit nga ana e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, FSDKSH.
s.a/dita

E beri pisllekun dhe me mjekesine Ramuti.
Po i denon perfundimisht njerezit me vdekje dhe asnje nuk hap gojen ta ndali.
Kriminele te ndyre
Jo mo, vdekje ishin vetem ato te Enverit, keto te ketyre demokrateve quhen ngordhje.
shendetesia 0 =vdekje te sigurt
populli shqipetar eshte bashkepunetor, jo viktime,
sepse vete i stimulon keto mashtrime..
Jemi burre e grua pensioniste.Gruaja ka punuar per 40 vjet mjeke.U diagnostikua me probleme ne zemer..Pas disa sorollatjeve ,nuk kishim rruge tjeter dhe vendosem te operohet, per ndrrimin e valvoles mitrale,ne Spitalin Gjerman.Operacioni kushtonte 8500 euro.pagova duke mare borxh dhe opercioni u be.Pas operacinit dolen probeme te tjera qe kerkonin edhe 6500 euro.
Asnje rimbursim nga shtetiqe i kemi paguar sigurimin shendetesor per 40 vjet.Nese ky operacion dote behej ne spitalin shteteror ,ka nje kosto.Pse te mos rimbursohej te pakten ajo kosto per te lehtesuar familjen pensioniste na borxhet.Ne kete rast behet fjale per jete a vdekje.