Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Paketimi dhe parandalimi i duhanit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > Paketimi dhe parandalimi i duhanit
Shendetesi

Paketimi dhe parandalimi i duhanit

redaktor
Published November 24, 2012
Share
SHARE

Një studim i ri arrin në përfundimin se fotografitë e vëna në paketat e cigareve në shumë vende, janë më të efektshme sesa paralajmërimet me shkrim për ndalimin e duhanit.

Por efekti i tyre duket se venitet me kalimin e kohës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Seul, Steve Herman ka përgatitur materialin.

Sa më grafike aq më mire. Është ky përfundimi i një studimi të ri për paralajmërimet në pako të cigareve. Një ekip në Universitetin e Karolinës së Jugut në Shtetet e Bashkuara ka analizuar se cilat etiketa paralajmëruese ndikojnë që të rriturit të lënë duhanin.

Studiuesi kryesor ishte James Thrasher.

“Duhanpirësit vlerësuan se etiketat paralajmëruese me foto dhe tekst ishin më të fuqishme në aspektin e besueshmërisë, rëndësisë që u kushtojnë vetë duhanpirësit dhe në drejtim të efektivitetit të tyre në krahasim me paralajmërimet që përmbajnë vetëm tekstin.”

Analiza e ekipit do të shfaqet në revistën amerikane për Mjekësinë Parandaluese në muajin dhjetor. Më shumë se 40 vende kanë vendosur etiketa paralajmëruese shëndetësore të shoqëruara me foto në paketat e cigareve.

Zoti Thrasher thotë se duhanpirësit me arsimin të ulët vlerësuan se etiketat me fotografi ishin më të besueshme se sa paralajmërimet vetëm me tekst, një zbulim i rëndësishëm për vendet në zhvillim me norma të larta të pirjes së duhanit dhe me shkallë të lartë të analfabetizmit.

“Paralajmërimet që ishin më grafike, që tregojnë dëme fizike që ndodhin në trup nga pirja e duhanit, janë më të efektshme se sa llojet e tjera të imazheve, si ato që tregojnë njerëzit që vuajnë nga efektet e pirjes së duhanit apo imazhe më simbolike apo abstrakte si, për shembull, ato që tregojnë varre që përfaqësojnë vdekjen që mund të shkaktohet nga pirja e duhanit.”

Por zoti Thrasher shton se duhanpirësit bëhen më të pandjeshëm ndaj imazheve grafike në paketa siç janë ato me fotografitë e organeve të sëmura.

“Këto paralajmërime veniten me kalimin e kohës, me çfarëdo lloj teksti që shohërohen. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që paralajmërimet të rifreskohen rregullisht gati çdo dy vjet. Kemi filluar një studim për të zbuluar se cila është periudha më e mirë për të bërë rifreskime.”

Australia e ka shtruar çështjen edhe më tej. Ajo u bë kohët e fundit vendi i parë që kërkon paketim të thjeshtë të cigareve. Kjo lëvizje po vlerësohet nga drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan.

“Ajo heq shkëlqimin e një pakete të mbushur me imazhe të dëmeve që sjell duhani dhe e zëvendëson atë me të vërtetën. Kjo do të ketë përfitime të mëdha për shëndetin.”

Zonja Chan foli në Konferencën e Palëve në kuadër të Konventës të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit që filloi këtë javë në Seul.

Përkrahësit e luftës kundër duhanit thonë se më e rëndësishme se etiketimi për parandalimin e pirjes së cigares, është rritja e çmimit të produkteve të duhanit. Francis Thompson është drejtor i politikave dhe mbështetjes në grupin Framework Convention Alliance.

“Çmimi i produkteve të duhanit në shumicën e vendeve të botës është ende tepër i ulët. Dhe kjo është gjëja e vetme e madhe që vendet mund të bëjnë për të ulur konsumin e duhanit dhe rrjedhimisht edhe numrin e vdekjeve të shkaktuara prej tij në mbarë botën. ”

Në takimin e Seulit u diskutuan udhëzime mbi çmimet dhe masat tatimore për të reduktuar kërkesën për duhan. Delegatët nga 170 vende miratuan një traktat për të luftuar prodhimin dhe shpërndarjen e cigareve të paligjshme. Konventa për Kontrollin e Duhanit është ratifikuar nga 176 vende që kur hyri në fuqi në vitin 2005.

Shtetet e Bashkuara, prodhuesi kryesor i duhanit, dhe shtatë vende të tjera e kanë nënshkruar, por nuk e ka ratifikuar traktatin. Dhjetë vende nuk e kanë nënshkruar atë, duke përfshirë Indonezinë, një konsumator i madh i duhanit me 57-milionë duhanpirës./voa

redaktor November 24, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?