Pakistan, ekzekutohen me varje 4 autorë të masakrës në një shkollë

Saimir Lleshi

Vrasja e 151 nxënësve në një shkollë në Pakistan vitin e shkuar u ka shkaktuar dënimin me varje autorëve.

Katër persona u ekzekutuan për ngjarjen e ndodhur në qytetin Peshavar më 16 dhjetor të vitit 2014, ngjarje që shkaktoi jo pak jehonë në botë.

Sulmi u mor përsipër nga Talebanët, ndërsa objektivi ishte një shkollë ushtarake. Të nëntë sulmuesit në shkollën ushtarake në Peshavar ishin vrarë nga forcat e sigurimit. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Nuk e lam ditur kete tragjedi,jashtezakonisht e rende.Pakistani eshte shtet me ligje,dhe te tilla krime kerkojne pergjigje adekuate nga shteti.A mund te themi ne kete rast se: dhunes shteti i eshte pergjigjur me tejkalim te dhunes?A mund te themi ne kete rast se shteti nuk ka te drejte te te marre jeten,sepse jeten ta merr vetem ai qe ta jep?A mund te themi se te gjykuarit ne kete rast,e shumta mund te denoheshin me burgim te perjetshem dhe jo me varje?
    Dua te dal te problemet tona!Qe kur ne Shqiperi u hoqen denimet me vdekje,(pa folur per ato si ky rast,me varje),me preteksin se kete mase e kerkon Europa(!),ne po perballemi me lloj lloj krimesh,si vrasje perdhunime etj.ndersa kriminelet e shumta denohen me burgim te perjetshem.
    Lidhur me kete kerkese te Europes,duhet thene se Europa eshte ne mardhenie partneriteti dhe ne marrveshje te plote me Ameriken dhe as i kerkon fare asaj qe te heqe denimin me vdekje,ndersa politikanet tane me nje servilizem te peshtire e miratuan te paret kete kerkese te Europes pa cka se shoqeria shqiptare eshte ende te pa pergatitur per nje mase te tille.
    Edhe sikur te kapim aspektin me te thjeshte te denimit me burgim te perjetshem,ne vend te denimit kapital,anen ekonomike te problemit, del se ne paguajme si qytetare per fajet e kriminelve. Llogarisni se sa pagujme ne shqiptaret e tjere,duke e mbajtur kriminelet tere jeten ne burg.Ministri Manjani deklaroi se kostua e nje te burgosuri i kushton shqiptareve,rreth 10 mije euro ne vit,!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *