Pakti detar, Spahiu: Të zbatohet vendimi i gjykatës

redaktor

Aleanca Kuqezi  ka reaguar sërish sot për kërkimet e naftës nga Greqia në ujrat territorial  të shqipërisë.

Në një deklaratë për shtyp, AK-ja ka kërkuar nga kompania norvegjeze të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shfyqëzon marrëveshjen detare me Greqinë.

Përfaqësues të AK-së kanë deklaruar se nëse nuk do të zbatohet vendimi i Kushtueses atëherë ata do t`i drejtohen gjykatave ndërkombëtare.

“Kompania norvegjeze duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila shfuqizon marrëveshjen tradhtare të qeverisë shqiptare.  Do t’i drejtohemi gjykatave ndërkombëtare, nëse shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.  Atdheu është i shqiptarëve, jo i tradhëtarëve, shqiptarët janë zot të tokës së tyre.  Berisha u ka bërë dhuratat më të shëmtuara shqiptarëve për 100-vjetorin e pavarësisë” thekson AK-ja.

Ndërkohë ditën e djeshme aktivistë të AK-së kanë vendosur pika vrojtimi në bregdetin jonian që sipas tyre do të bëjnë të mundur mbrojtjen me çdo kusht dhe në çdo kohë integritetin territorial të Shqipërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *