Pakti Rama-Basha, ambasadori Lu: Bravo!

DITA Online

 

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka reaguar për herë të parë pas marrëveshjes se arritur mbrëmë mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Me anë të një postimi në faqen e ambasadës amerikane, Lu shkruan një “bravo të madhe për dy liderët, popullin shqiptar, kolegët ndërkombëtarë dhe nënvizon se çfarë pret tani.

Mesazhi i Donald Lu

Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin tek forca e demokracisë shqiptare.

Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për lidershipin dhe kurajon e tyre personale për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Bravo kolegëve të Bashkimit Evropian, OSBE dhe Washingtonit për mbështetjen e tyre të patundur për Shqipërinë.

Në presim me entuziazëm zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike shqiptare.

Share This Article
9 Comments
  • PERSHENDETJE LIDERËVE KURAJOZË DHE VIZIONARË SHQIPTARË PËR VULLNETIN PËR T’I DHËNË SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE NJË PROJEKT TË MADH PROGRESI DEMOKRATIK PERËNDIMOR.
    NJË FALNDERIM PA KUFI PËR NDIHMËN,QËNDRESËN DHE PUNËN E DURUESHME E TË URTË TË INSTITUCIONEVE EUROPIANE DHE AMERIKANË DHE POSAÇËRISHT DYSHES EMBLEMATIKE LU-VLAHUTIN,QË BESUAN SE SHQIPTARËT DO JA DALIN.
    KY ËSHTË HAPI I FILLIMIT.
    UROJ ME BESIM, SE LITDERËT SHQIPTARË DO TA KURORËZOJNË MARRËVESHJEN, ME HAPJEN E DYERVE PËR NË EUROPËN E VLERAVE DUKE KAPËRXYER NJË TRIUMF HISTORIK PËR SHQIPTARËT QË DO TË NDRYSHOJËT’ARTHMEN E TYRE TË NDRITUR

  • Le te besojme qe nga ketu fillon liria e vertet e popullit Shqiptare.Ku per 27 vjet kujtuam!Por paskeshim kene te lodhur,te pergjumur e te rraskapitur.Mjafton kjo periudhe 2-3 mujore per te kuptuar populli kush asht faktori pozitiv qe do te sjelli lirin e vertet.Mbetet dita finale e votimit per ti dhane shpresen vetvetes populli me voten e vet.
    Se fundi nji flenderim te fuqishem prej zemre diplomacise perendimore te kryesuar nga teper te rrezistuarit diplomatit Lu dhe z.Vlahutin.

  • Z.Ambasador.Ju takon juve nje bravo e madhe qe triumfuat mbi kokeshqopet e politikes shqiptare.Une nuk fajsoje kalamajte.Degjoja shpesh nga gjyshi kur behej fjale per edukimin e femijve.Femijes ne sy mos i rrisni hunden e as mos i levdo.Dhe ja cna ka ndodhur keto 27 vite demokraci.Keta kalamajte blu e te kuq jane edukuar te bejne keshtu se ju ikini perkedhelur pa e merituar.Kur kini dashur ti keshilloni ata ne vend te ulnin koken jane bere me trima.Nuk terhiqemi me ne eshte Amerika dhe Evropa.Kritikat tuaja i kane marr si lavderime.
    U be e cfare eshte bere ne 27 vite mos i quani me kalamaq.Poplli po plaket e kalamaqte thone:Akoma skini vdekur!Jo veshet u hiqni por dhe shqelmin jepuani se nu bene mire.
    Mos neglizhoni per ato qe kini investuar.Me qetsi e pa leshime perfundoni Vettingun.Saliun qe mburret dergojeni te japi llogari.

  • futi prape ne nje thes… po cfare bravo more, te ishte se i kishte rene ne qafe rama dhe basha leshoi, hajde de po basha donte qiqrra ne hell per te shpetuar nga drejtesia… keshtu bravo i thate edhe kur miratuan vettingun pas aq e aq neteve pagjume dhe prape litari jashte mbeti… edhe tani litari kushedi se nga fshihet por prape jashte do jete dhe do ja degjojme prape krismen se keta e kane me nge dhe me etapa, salaja tek kulla i ka te gjitha te sakta dhe do vije dita dhe do e bllokojne vetiungun, boll qe bene corap zgjedhjet. keta do gjejne sebepe dhe keto se pari ia jep perendimi qe pastaj na le jashte deres se BE. Shqiperia do fitonte nese cadra e serbit do mbetej ne rruge dhe jo ne parlament. Nuk e ka me tapi parlamentin PD. Po kur s’jemi te zote per shtet, do varemi nga te huajt dhe cfare do na imponojne ata. Hajde mbaresi te pakten

  • Zoti i nderuar LU.Ne populli pame dhe perjetuam keto kohe bashibozuket bishtsperdredhur politikane shqiptare ,ne stadin me te pa pergjegjshem ,mbi ose kondra popullit te mjere Shqiptar dhe te mos zhvillimin e perparimin e vendit.
    NE PAME DHE PERJETUAM keto kehet e fundit FUQINE PERENDIMORE TE AMERIKES !! ,dhe per kete ju themi faleminderit Amerike e BE.
    Se te ishte per keta politikanet tane , do ishim ne vend numuro .Sic dihet , te gjithe lideret shqiptare ,nuk e honepsin dhe nuk u pelqen diktati dhe transparenca e ligjit perendimor . Kete e verteton shkelja nen stop, njelloj nga te gjithe , qe i eshte bere kushtetutes shqiptare ,nga te gjithe keta politikane te ketyre 26 viteve te fundit e deri me sot.
    Fatkeqesisht i nderuar Z LU, jemi akoma nen diktature ,,ku e vertetoi dhe e pame me ze e figure , te mos daljeve dhe kundershtimeve, nga ana e deputeteve te tyre ,per keto anti zhvillim, e anti shtet kunder lidereve te tyre ,per te miren e demokracise , qe perjetuam keto kohet e fundit .Sot e kesaj dite , keta deputete jane te vene ne rresht per nje nga lideret e tyre . Era perendimore do vije ne shqiperi ,ku te kete kundershtime nga poshte lart e nga lart posht , dhe me e rendesishmja Shqiperia , do filloje te vije era shtet e demokraci ,kur te gjitha PARTITE TE JENE KUNDERSHTARE POLITIKE ME NJERA TJETREN me vepra e jo me fjale si deri me sot .Presim me padurim , ti largohemi lindjes nje here e pergjithmone dhe te fryje here perendimore ne vendin tone shqiperi. .

  • Turp per lu-ne qe fut ne te njejten kategori Ramen e bashen.
    E sa per popullin, duroi se e ka pjelle belaja me demokracine tuaj qe riciklon kriminelet dhe I njehson me ata qe duan te bejne shtet. E po kjo pune, mire qe nuk perseriti shprehjen: yll ne ngjitje!

  • bravo Lulzimit zoti Lu?!!

    Zoti Lu, nje pyetje per ju, si shpjegohet qe demokracia perendimore si sistem nuk ofron zgjidhje kur nje force politike madhore resigns nga zgjedhjet elektorale?
    Perse eksperimentoni demokracine ne shoqeri (te papergatitura) qe jua nxjerrin te palarat ne shesh sistemit, dhe perfundohet ne instalimin e demokracive hibride, gjysmake, qe kooegzistojne me autokracite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *