Pakti detar, kundërshtitë mes palëve për hetimin e Bashës

redaktor

Kërkesa e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, që prokuroria të hetojë kreun e  opozitës Lulzim Basha, për rolin që ka ai luajtur si ish ministër në nënshkrimin e marrëveshjes për klufirin detar me Greqinë, shihet në dy këndvështrime të ndryshme nga kampet politike. Në prononcimet e tyre për televizionet, Berisha, Bumçi, Bushati e Rama japin sqarimet mbi çështjen.

Berisha e Bumçi kundër kërkesës

Ish Kryeminstri Berisha, në kërkesën për padi penale ndaj Lulzim Bashës si ministri i Jashtëm që firmosi marrëveshjen detare me grekët, sheh dëshirën për të goditur opozitën shqiptare.

Sipas tij, kjo qeveri është e paaftë për të negociuar apo për të gjetur zgjidhje me fqinjët.

Berisha nuk beson se grekët do të përdorin statusin e vendit kandidat si presion ndaj Tiranës, por sipas ish kryeministrit, me platformën e saj në politikën e jashtme qeveria e re nuk ka shanse që të zgjidhë çështjen.

Ndërsa Aldo Bumçi flet për një shashkë të pasardhësit të tij në krye të Ministrisë së Jashtme. Sipas Bumçit, fakti që marrëveshja e firmosur nga demokratët është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese nuk do të thotë se në të ka përgjegjësi penale.

Në vlerësimin e Bumçit, qëllimi është të fshehë mungesën e reformës në diplomaci që në 9 muaj Ditmir Bushati ende nuk eka përfunduar.

Si ish mministër i Jashtëm, Bumçi thekson se qeveria e re ka përgjegjësinë për ta zgjidhur çështjen por i mungon vullneti për ta bërë një gjë të tillë, pasi e keqpërdori atë duke e kthyer në temë të nxehtë që sot ka frikë ta prekë.

Bushati-Rama sqarojnë mbi çështjen

Ministri i Jashtëm Dimir Bushati shprehu qartë se kjo kërkesë nuk ka asnjë qëllim që të kthehet në çështje presioni.

“Kjo nuk ka pse të acarojë marrëdhëniet me opozitën për shkak se ish Ministri i Jashtën është sot kryetarë i Partisë Demokratike. Sepse këto janë dy proçese institucionale”, deklaroi Bushati.

Në të njëjtën linjë erdhi dhe deklarata e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

“Nëse ka fakte që Ministri gjykon se kanë të bëjnë me shpërdorime apo me shkelje proçeduriale, kjo është një çeshtje që nga ky çast i përket Prokurorisë”, vuri në dukje Rama.

Share This Article
8 Comments
  • **********************************************************************
    Basha faqe-trasha ne burg.

    nje hajdut, tradhetar, vrases.
    ***********************************************************************

  • nje sinkronizim i cuditshem mes palove te PD ketej dhe gazetareve grek andej,si mjet presioni ne prag statusi per te mos trazuar veglat e grekut ne politiken shqiptare

  • Të japësh territorin detar per nje shtet tjeter dhe te diskutosh a ka pergjegjesi penale a jo,kjo vetem në Shqipëri ndodh!? Si ore nuk ka pergjegjesi per firmosesit e nje marreveshjeje tradhetare? Pse ore derdimenë ç’u bë Shqiperia prone e baballareve tuaj dhe, ju kini te drejte ta shisni apo me keq akoma,-ta dhuroni ? Bushat? Duhej te fliste z. Rama për këtë temë jo juve! Ka të bejë me integritetin territorial jo me një ceshtje thjesht te diplomacise. Me ne fund,-a nuk e dini ju vendimin e gjykates kushtetuese a si? Mos ka thene gje ajo se “deti i falur nuk ishte yni”? Yni bushat yni dhe ai u fal!? Eshte cenuar territori detar shqiptar bushat ??? Mos ju del se e kam falur une apo ndonje komentues i “dita-s” a si ? Pse nuk bëtë padi juve bushat qe te shihnim ç’mendje kini per integritetin e vendit por,ja late prokurorise se saliut? Kini dhe ju nje hile te kjo çështje bushat ? I shmangeni zemerimit te saliut dhe te greqise duke angazhuar medemek prokurorine e cila ta them une,-nuk do te gjeje veper penale te kjo tradheti e ndyrë!? Nga ana tjeter edhe ju majtistet do te kini lare duart nga pergjegjesia juaj? Do t’ja vishni prokurorise po doli gocë !? Oportuniste socialiste? Mblidhni rradaken sepse tradhetia eshte njolle terri dhe kete njolle vetem avni rustemët mund ta heqin!? Askush tjetër!

    • @@@ V R !!! Të japësh territorin detar per nje shtet tjeter dhe te diskutosh a ka pergjegjesi penale a jo,kjo vetem në Shqipëri ndodh!? Si ore nuk ka pergjegjesi per firmosesit e nje marreveshjeje tradhetare? Pse ore derdimenë ç’u bë Shqiperia prone e baballareve tuaj dhe, ju kini te drejte ta shisni apo me keq akoma,-ta dhuroni ? Bushat? Duhej te fliste z. Rama për këtë temë jo juve! Ka të bejë me integritetin territorial jo me një ceshtje thjesht te diplomacise. Me ne fund,-a nuk e dini ju vendimin e gjykates kushtetuese a si? Mos ka thene gje ajo se “deti i falur nuk ishte yni”? Yni bushat yni dhe ai u fal!? Eshte cenuar territori detar shqiptar bushat ??? Mos ju del se e kam falur une apo ndonje komentues i “dita-s” a si ? Pse nuk bëtë padi juve bushat qe te shihnim ç’mendje kini per integritetin e vendit por,ja late prokurorise se saliut? Kini dhe ju nje hile te kjo çështje bushat ? I shmangeni zemerimit te saliut dhe te greqise duke angazhuar medemek prokurorine e cila ta them une,-nuk do te gjeje veper penale te kjo tradheti e ndyrë!? Nga ana tjeter edhe ju majtistet do te kini lare duart nga pergjegjesia juaj? Do t’ja vishni prokurorise po doli gocë !? Oportuniste socialiste? Mblidhni rradaken sepse tradhetia eshte njolle terri dhe kete njolle vetem avni rustemët mund ta heqin!? Askush tjetër!

  • Palaçot e PD se here vihen para fakteve fillojne sulme te stisura ndaj qeverrise. Pakti Detar me greqine eshte nje akte tradhetie e paster. Ajo duhet hetuar dhe askujt ska pse i vjen keq nese Basha do shpallet fajtor. Basha eshte i perlyer ne krim ne disa raste si p.sh. ne rugen e ashtuquajtur te kombit, ne çeshtjen e shtepise se gjelber ne Burrel e Fushkruje, ne krimin e 21 janarit etj. Ky kokebosh i emeruar ne krye te PD eshte mire qe te shpelodhet per ca kohe ne burg se ndoshta do i krijohen kushte per tu menduar, arsyetuar, analizuar e nxjerre konkluzione per te arthemen. E theksoj kete aspekte se me akuzat dhe krekosjet mendobn se mund te trembe ndokend, por ne fakt edhe familjaret e tij qeshin kur e degjojne. Ky lloje lideri eshte kthyer ne nje letyre te piste qe edhe qente e rruges nuk mund ta gelltisin, prandaj se meriton qe te merremi shume me te.

  • uuuuuu Ditmir Bushati biri i Sulejman nje sigurimsi kriminel ne shkoder, u bo ky brek grisuri me fol

  • Turpe per fjalorin pasi vertet babi i tij ka qen sekretar i pare por komuniste me te reformuar nuk ka pas shqiperia ,thene me thjesht sulejman Bushati ka qen komuniste shume here me i mire komunist sala, Me liberal nuk ka patur ne ate kohe, njeri i kulturuar,me nje humor te larte dhe pa ngacmuar asnje njeri

  • Bashuc hekurat i ke gati, dhomen gati, makinen e transportit gati, tani te mungon vetem data te cilen besoj se mbas statusit eshte garant…..problemi eshte se presim nje konfirmim nga organi perkates a do te behet nje leshim qe ne birucen e V.IP te lem dhe Giten e babushit jo se ben ti ndonje gje me te po vetem ti lepish b….then.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *