Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se shkak për vdekjen e bashkëshortes së portierit të skuadrës së “Partizanit” Alban Hoxha, e cila u nda nga jeta një vit më parë 16 ditë pasi solli në jetë një djalë, ka qenë mjekimi i pakujdesshëm.
Nga ekspertiza rezulton se shkaktarë për vdekjen e Dorjanës pas lindjes së djalit janë bërë dy mjekët e maternitetit, më konkretisht, gjinekologu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba.
Prokuroria shprehet se mjekimi gjatë dhe pas operacionit për lindjen e fëmijës, ka qenë i mangët. Nga hetimet prokuroria ka faktuar se gjatë shtatzënisë e ndjera nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor dhe se ndërlikimet kanë nisur pas lindjes.
Nga hetimet e akuzës për këtë rast, ka rezultuar se pas operacionit Dorjana Haka ka pasur kontroll të pamjaftueshëm mjekësor nga ana e mjekëve. Shkak i përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore, sipas prokurorisë, ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernoze të trupit.
E për këto arsye prokuroria e Tiranës shprehet se rezulton e provuar se të pandehurit Petrit Rexhepi dhe Elona Burba kanë konsumuar elementët e veprës penale të mjekimit të pakujdesshëm.
Por paçka se mjekët familjarëve i kishin thënë se Dorjana do dilte një ditë pas operacionit, përkeqësimi ka ndodhur ditën e tretë të lindjes ku në orën 15:30 Dorjana pati dhimbje koke. Pas këtij komplikacioni Dorjana Haka është transferuar nga spitali “Koço Gliozheni” për në spitalin numër 2 në Tiranë ku është marrë në dorëzim nga mjeku Mentor Petrela, por në ditën e 16 pas lindjes ajo ka humbur jetën.
Nga dëshmitë e familjarëve të Alban Hoxhës rezulton se 30 minuta pasi e reja ka hyrë në sallën e lindjes, infermierja ka dalë duke i njoftuar se operacioni mbaroi me sukses dhe fëmija ishte shumë mirë me peshë 3 kilogram e 900 gram. Më pas Dorjana është vizituar nga pjesëtarët e familjes dhe doktori ka komunikuar me Albanin duke i treguar se ka qenë një lindje shumë e mirë dhe pa probleme.

Ku ishte faji i mjekeve ketu nuk e morrem vesh! Komplikacione te tilla ndodhin ne perqindje te vogel! Nje gje eshte e sigurte ai qe ka nxjerr kete lajm ka obsesione ndaj mjekeve!
O zoterinj te PROKURORISE!
Mjekimi ishte i pa kujdesshem apo e ndjera vdiq nga pamjekimi???
Le ta provoje nonji prokurore apo grua prokurori te shkoje te linde por te mos i thote gje se kush eshte dhe e shef se si perfundon, sa leke duan qelbaniket e profesionit te Halim Kosoves dhe pastaj e shofim, ishte mjekim i pakujdesshem apo mosmjekim.
Uroj qe ndeshkimi I ketyre dy mjekeve,qe vdiqen nje nuse te re dhe lane nje foshnje jetim per gjithe jeten qe do te kete,te jete I pameshirshem.
Nje lindje normale,,,,te pasohet me vdekjen e nenes,eshte kuje e madhe.