Fiskultura paleo, ose ndryshe paleo-fitnes, inspirohet nga aktivitetet e paraardhësve tanë antikë të epokës së paleolitit dhe aktivizojnë gjenet tona sportive të rezistencës dhe forcës. Dr. Fabrice Kuhn, mjek i sportit, na tregon gjithçka për tendencën e re të paleo-fitnesit.
Ne duhet të zhvillojmë aktivitete rezistence, bazuar tek paleo-fitnesi. Idealja? Vrapi në natyrë që, mes shumë gjërave, rrit edhe densitetin e kockës.
Pas një nxemje të lehtë duhet të zhvillojmë ushtrime muskulature pa vegla. Kryesisht pompa barku, pompa, apo “burpees” (lëvizje që përfshijnë një kërcim dhe një pompë) që aktivizojnë krejtësisht muskujt dhe jo vetëm një pjesë të izoluar. Rezultati, një muskulaturë në harmoni dhe një trup njëkohësisht i fuqishëm dhe i tonifikuar.
Duhet të stërivtemi me shokë të të njëjtit nivel. Që është më motivuese, por edhe më efikase. Mund të korrigjoni njëri-tjetrin gjatë ushtrimeve të pompave ose “burpees”.
Duhet të vrapojmë në një terren që ka variacion. Mbi zall, në tokë, mbi gjethe që rrëshqasin… Kështu ushtrojmë ekuilibrin dhe muskujt në sforcime të ndryshme.Të stërviteni sapo dalin rrezet e para të diellit dhe në natyrë, për të marrë maksimumin e vitaminës D, që është më stimuluese për moralin se sa betoni.
e.t./dita
