Pallati Elize “fshin gjurmët” e Valerie Trierweiller

anazapta

Ish-e dashura e lënduar e Francois Hollande ka nisur një vizitë bamirësie në Indi. Valerie Trierëeiler u prit nga gazetarë dhe fotografë të shumtë në aeroportin e Mumbait. Ndërkohë, në pallatin Elize gjurmët e gazetares që gëzonte statusin e Zonjës së Parë janë fshirë. Faqja e saj në websit-in e Pallatit Elize është hequr, së bashku me llogarinë e saj në Tuiter.

Gjithashtu, zyra e saj me pesë punonjës në Elize është mbyllur dhe Valerie nuk pritet më të kthehet në pallatin presidencial.

Pavarësisht ndarjes nga presidenti francez, Valerie e ka bërë të qartë se dëshiron të mbetet në skenën botërore dhe aktivitetet e bamirësisë duket se janë strategjia e saj për ta shndërruar veten në njëfarë “Lady Diana”.

Kjo e fundit ka qenë pjesëtare e familjes mbretërore, por Valerie nuk e gëzon më statusin e zonjës së parë.

Vizita në Indi është udhëtimi i fundit i saj me suportin e qeverisë franceze.

Valerie, e njohur ndryshe me nofkën “Rottweiler” dhe me dy divorce të hedhura pas krahëve nuk është shfaqur shpesh në media pas publikimit të fotove të tradhtisë së Hollande.

Ajo po përpiqet të krijojë imazhin e një zonje që humbi njeriun e zemrës, më shumë se sa një atë të një gruaje që nuk ka më privilegjet e jetesës krah presidentit francez.

Ajo refuzoi të firmoste një kontratë ligjore me anë të së cilës konfirmohej ndarja, duke e detyruar Hollande të anonçonte lajmin, duke folur nëpërmjet telefonit për agjencinë e lajmeve AFP. / Daily Mail / Përgatiti: Gazmira Sokoli

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *