Pallati Elize, një fole spiunësh?

redaktor

Marrëdhëniet intime mes Presidentit François Hollande dhe aktores Julie Gayet janë shndërruar në një çështje shtetërore, pasi janë zbuluar shkelje serioze të sigurisë në Pallatin e Elizeut, rezidenca zyrtare e kreut të shtetit. Në fillim të janarit, publikimi i fotografive të para të “folesë së dashurisë” së çiftit Hollande – Gayet në një apartament me qira, treqind metra larg Elizeut, tregoi se një fotograf mund të spiunojë Presidentin pa u shqetësuar nga shërbimet e sigurimit shtetëror.

Manuel Valls, Ministri i Brendshëm në atë kohë, u përpoq të “përgënjeshtrojë” një rrezik të tillë duke thënë se, në të vërtetë, siguria e presidentit nuk ishte cenuar në asnjë moment. Njëmbëdhjetë muaj më vonë, publikimi i fotografive të para të çiftit presidencial, brenda Elizeut shkaktuan tronditje dhe frikë mes ekspertëve të sigurisë së shtetit: “Dikush” kishte “gjuajtur” dhe fotografuar presidentin, në çastet e tij intime, duke shitur ato imazhe për atë që ofronte më shumë. Elizeu reagoi me shumë diskrecion dhe disa anëtarë të ekipit presidencial u “transferuan” paqësisht.

U dyshua menjëherë se disa njerëz të cilët kanë punuar në Elize kanë qenë “spiunët” në shërbim të armiqve të presidentit, duke filluar me Nikolas Sarkozy. Aquilino Morelle është pi dyshuari kryesor. Këshilltari politik më me ndikim tek Hollande, u detyrua të japë dorëheqjen pasi u zbuluar se Morelle sillte në Elize një lustraxhi të veçantë, për t’u kujdesur për këpucët e tij.

E vetmja akuzë që dëgjohet nga miqtë e Hollande është se Presidenti nuk “spastruar” bashkëpunëtorët e Elizesë, duke lejuar që të vazhdojnë të punojnë në presidencë funksionarë të trashëguar nga shërbimet e Nicolas Sarkozy.

A është kjo e vetmja shkelje në sigurinë e Elizeut? Marrëdhëniet intime midis Hollande dhe Julie Gayet shërben si “katalizator” për këto problem themelore. Nëse çifti do të pranonte të zbulonte një “marrëdhënie normale” Elizeu do të rifitonte statusin e tij tradicional. Duke preferuar që të fshehin marrëdhënien e tyre në hijet e sallave presidenciale, Hollande ushqen një kronikë të errët që ka një logjikë komerciale dhe politike të njëjtën kohë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *