Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: ‘Pallati i Bashës’, vendoset eksplozivi, rrafshimi në fundjavë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > ‘Pallati i Bashës’, vendoset eksplozivi, rrafshimi në fundjavë
KronikeLajmi i fundit

‘Pallati i Bashës’, vendoset eksplozivi, rrafshimi në fundjavë

anazapta
Published December 12, 2013
Share
SHARE

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka përfunduar procesin e hapjes së mbi 1500 gropave për vendosjen e sasive të eksplozivit në “pallatin e Bashës” dhe prej ditës së djeshme ka nisur vendosja e eksplozivit, që pritet të marrë edhe dy ditë të tjera. Procesi po kryhet nga Reparti i Xheniove, bashkë me policinë vendore, specialistët e Policisë së Shtetit dhe autoriteteve vendore, INUK dhe bashkia.

Mësohet se sasia e eksplozivit që do vendoset do të jetë të paktën 300 kilogramë. Gropat janë gati dhe po kështu vrimat deri në katin e tretë, që shërbejnë për të shkatërruar bazamentin e themelit dhe kolonat bazë. Burime policore thanë se rrafshimi me shpërthim të telekomanduar do të kryhet në fundjavë, midis të shtunës dhe të dielës, në varësi të punimeve dhe procesit. Mësohet gjithashtu se eksplodimi do ketë qëllim rrafshimin total të godinës. Masat e sigurisë në zonën e Ujit të Ftohtë janë të larta, ndërsa rrafshimi i shërben nisjes së projektit “Lungo Mare” të bashkisë, që prej Skelës.

Nga ana tjetër vijojnë hetimet e dosjes së parregullsive të truallit, legalizimit, lejes së ndërtimit, ndërtimit të pallatit me 8 kate, zbritjes në det, hipotekimit dhe procedurave të tjera nga Gjykata deri në noterizim dhe legalizim. Nën akuzë është edhe vjehrri i Bashës, pronari i firmës së ndërtimit “G.B-A Konstruksion”, Xhafer Isufi, për shkak të falsifikimit të 2 firmave të pjesëtarëve të familjes Ndini, nënë e bir, që ishin të vdekur në kohën e firmosjes së kontratës së shitjes së truallit prej 1663 metra katrorë.

Prokuroria nuk ka prerë ende asnjë fletë-arresti për këtë dosje, ashtu sikurse edhe për denoncimin e 20 zyrtarëve për shkeljet ligjore nga viti 1996 dhe deri në vitin 2013. “Kompleksi Jon” përfitoi proces shpronësimi nga Qeveria, por kjo do kryhet vetëm pasi të faktohet ligjërisht se nuk ka pasur shkelje dhe se banorët kanë paguar lekë për blerjen e apartamenteve. Ministria e Brendshme depozitoi një dosje me 49 faqe në Prokurorinë e Vlorës për shkeljet e konstatuara.

 

 

 

anazapta December 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • arvanitasi says:
    December 12, 2013 at 9:50 am

    Ohhhhhhh çu kenaqa…. hahahahaha sa qejf.

    Reply
  • lisdushku says:
    December 12, 2013 at 11:04 am

    Proces cpronesimi do te marri ky hajdut,kur te me shpronesoje mua qeveria per 2000 ha toke qe mi kane grabitur me ligjin 1701 dhe ja kane shperndare katunareve,dhe 600m katror truall qe e bene shesh te asfaltuar ne qytet dhe skam marre asnje lek.Tapite e kohes se Zogut jane te shenjta.

    Reply
  • Shqiptar says:
    December 12, 2013 at 12:00 pm

    Kush eshte ai maskara qe e quan projektin Lungomare?! Apo duan te na thone se Vloren ia kane dhene Italise!

    Reply
  • TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:
    December 12, 2013 at 12:11 pm

    BUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMM !!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?