Një godinë rezidenciale është ndërtuar brenda 28 orëve në Kinë dhe videoja e ndërtimit të saj është bërë virale në rrjet. Godina 10-katëshe rezidenciale ka nisur dhe ka përfunduar brenda 28 orëve, duke arritur kështu një rekord pasi kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëheë më parë në ndodnjë vend tjetër.
Kompania kineze ‘Broad Group’ njihet për ndërtimin e strukturave të tilla dhe e thyer rekorde edhe më herët. zëdhënësi i kompanisë tha se të gjitha pjesët e ndërtimit u transportuan dhe u montuan në vend.
“Të gjitha pjesët e ndërtimit u transportuan me kamionë dhe u montuan në vend me ndihmën e vinçave e punonjësve, në një procedurë që zgjati 28 orë e 45 minuta. Apartamentet ishin të gatshme me ujë të rrjedhshëm e energji elektrike,”- tha zëdhënësi i kompanisë.
n.s. / dita

Ne nuk duam vaksinat kineze.
Kina ben mrekullira