Pallati tek diga, dorëhiqet gjyqtari Arjan Qafa

Dita

Një nga tre gjyqtarët e çështjes së padisë së Bashkisë së Tiranës, ka dhënë dorëheqjen nga procesi gjyqësor.

Arjan Qafa vendosi të dorëhiqet pasditen e kësaj të marte, vendim i cili është pranuar nga gjykata. Avokatura e Shtetit dhe IKMT-ja kishin kërkuar përjashtimin e dy gjyqtarëve nga procesi gjyqësor.

Gjykata kishte paralajmëruar se vendimin për kërkesën do të shqyrtohej gjatë ditës së nesërme, por me dorëheqjen e njërit prej gjyqtarëve duket se çështja është “lehtësuar”.

Treshja e gjyqtarëve po gjykon padinë e Bashkisë së Tiranës kundër ndërtimit të një pallati 17 katesh pranë digës së liqenit artificial në kryeqytet, padi e cila është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza të shumta.

Më tepër në lidhje me pretendimet e Bashkisë për gjyqtarin Arjan Qafa mund të lexoni KETU

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *