Pallatit të ish-kryeministrit i del pronari

Dita

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi, ka humbur një proces civil gjyqësor me disa pronarë të truallit të pallatit ku banon.

Gjykata ka rrëzuar një kërkesë të Meksit, të familjeve të Safet Zhulalit, Pjetër Arbnorit apo disa ish-deputetëve dhe akademikëve të njohur, të cilët kërkonin privatizimin e truallit të dy pallateve ku banojnë, në afërsi të Presidencës, që dikur ka qenë rezidenca e ambasadës së Bashkimit Sovjetik. Gjykata thotë se kërkesa e tyre është e pabazuar në ligj e prova dhe si e tillë, truallin ua ka njohur familjarëve të ish-pronarëve M.B. dhe H.D, raporton Shqip.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës,  thuhet se 21 familjet që banojnë në dy pallatet në fjalë, kërkonin konstatimin tërësisht të pavlefshëm të vendimeve respektive të KKKPP-së, dalë në favor të trashëgimtarëve të dy ish-pronarëve.

Argumenti ishte se, në cilësinë e pronarëve të apartamenteve, të ndodhura në dy pallatet e ndërtuara në rrugën “Ibrahim Rugova”, sipas lejes së ndërtimit të vitit 1958 për selinë e ambasadës sovjetike, ata gëzojnë interesin e ligjshëm të privatizimit të sipërfaqeve, për të cilat dy vendimet e KKKPP-së objekt gjykimi, kanë qenë në favor të trashëgimtarëve.

Share This Article
1 Comment
  • ah mor filogrek pa shtylle kurrizore , qe kur te dhane greket “çekiçin ” ne dore shikoje vetem gozhda …demon -krat -ngordhesire e pa kallur delenxhi gjithe jeten …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *