Alain Delon, miti i kinematografisë franceze, do të nderohet me çmimin Palma e Artë” për karrierën në edicionin e 72 të festivalit të Kanës. Ky vit sjell Quentin Tarantino dhe Abdellatif Kechiche që i bashkohen listës së regjisorëve prestigjiozë, ndërsa për herë të parë shënohet pjesëmarrje e lartë të grave në garën e çmimit të madh.
Aktori francez Alain Delon pritet të marrë çmimin “Palma e Artë” për karrierën në edicionin e 72 të festivalit të Kanës, që do të mbahet në datat 14-25 maj.
Dhënia e çmimit është konfirmuar zyrtarisht në prag të prezantimit në Paris të programit të festivalit.
Shfaqja e tij e parë në ekranin e madh daton në vitin 1957 me “Godot” ndërsa në karrierën e tij numëron 95 filma si aktor, 30 si producent dhe 3 si regjisor. Interpretimi i parë i suksesshëm është ai i të riut Tom Ripple në “Krim në dritë të diellit”.
j.l./ dita

I meriton te gjitha cmimet.