Përjashtimi i Berishës, Paloka akuzon Metën: E ka bërë Kuvendin institucion qesharak

anazapta

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, akuzon kreun e Kuvendit, Ilir Meta, për përjashtimin e Sali Berishës 10 ditë nga seancat parlamentare. Paloka tha se parlamentarizmi është cenuar nga Rama dhe jo nga Berisha.

“Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vuri edhe sot maskën e tij të hipokritit, duke u tallur me një çështje shumë të mprehtë të parlamentarizmit në vend, siç është përjashtimi i Sali Berishës. Ilir Meta është në pozicionin që duhet të reflektojë thellë për përgjegjësitë e tij në këto kohë kur Kuvendi dhe salla e seancave plenare, janë ndotur më shumë se asnjëherë nga kryeministri i vendit”, tha Paloka.

Më tej, kreu i grupit demokrat vijoi akuzat, duke shtuar se institucioni ligjvënës është kthyer në një institucion qesharak dhe kjo sipas tij është përgjegjësi e Metës.

“Nuk është një drekë njalash, që mund të bësh gallatë, por është përgjegjësi direkte e Ilir Metës përjashtimi i denoncuesit, i lajmësit. Eshtë përgjegjësi direkte e Ilir Metës rrahja e shpatullave të deputetëve dhunues dhe ndëshkimi i deputetit të dhunuar. Në parlamentin që drejtohet nga Ilir Meta, kryeministri i vendit ka kërcënuar publikisht opozitën. Kjo hipokrizi është një maskë që mund t’i shkojë Ilir Metës, por jo kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, duke e bërë këtë institucion qesharak dhe të papërgjegjshëm”, theksoi Paloka.

 

Share This Article
14 Comments
    • E ke gabim qe ngaterron defektin me efektin. Nuk e ben ndyresire thuthuqlleku njeriun. Thuthuqlleku eshte nje defekt qe mund ta kete edhe njeriu me i mire. P.sh. Kur bie shiu me rrebesh, thua: thiu bie me rrebeth ! Ose ne vend te thush shushunjat po na thithin gjakun, thua: thuthunjat po na thithin dhakun.

  • E po. nuk ka njeri (se politikan nuk eshte) me te pa emancipuardhe me te pagdhendur se Edi Paloka.Deputet me nje formim te ulet intelektual,me njohuri shume te cekta ne fushen politiko-ideologjiko-shoqerore,me nje retorike qe permbajtja e saj formohet nga fjale e fjali qe skene lidje me njera tjetren nga qe shpreh vetem ate qe i vjen nderment aty per aty.
    Ilir Meta duhet ta kishte perjashtuar Sali Berishen nga seancat parlamentare jo tani dhe jo per 10 dite Po qe nga momenti kur Sali Berisha e beri metode pune pergojimin,sharjen,ofendimin e deputeteve te shumices dhe te mos e toleronte.
    Ben mire Edi Paloka t’ua mbledhesh kolegeve te tu per te ngritur nivelin e diskutimeve se nuk kemi nevoje te ndigjojme ne seancat parlamentare” brockulla” qe e kane burimin tek Sali Berisha pa Ilir Meta e din se cben.

  • O idiot qe vendin e ke ne institutin e te semureve mendore,nuk te kane thene se “Plaku” duhej te largohej qe ne 23 Qershor nga Parlamenti e te shkonte ne nje banese tjeter i ruajtur me polici?

  • Po a e harroi ky mjeran se çfar beri JOZI kur drejtonte kuvendin?Ketyre u duket se populli harron.O THUTHUQ,mbylle ate buçe te te qelbur se le nam,boll te perdori Saliu,kthei syt nga LULUSHI se mos ndryshon mendje te heq dore nga urdherat e Saliut,ndryshe PD do perfundoi ne OJQ.Meta po mban anen e Saliut,pasi ky ja ka numuruar MIZAT ne kesule.Po te ishte nje kryetar kuvendi-tjeter,Saliu do ishte ne burg,Nishani,Llalla,Vishua,etj do ishin shkarkuar.

  • Jo, nuk e ke te drejten te flasesh keshtu ti Ndoc Rroku a ca te quajn ty. Meta po e drejton me shume profesionalizem. Pervec aneve te tjera pozitive qe kane te bejne me veprimtarine ligjevenese, u be 1 vit qe nga goja e Ilir Metes nuk mund te gjeni qopfte edhe nje fjale jo te duhur ndaj kujtedo. Teper i qete dhe tolerant ndaj opozites, fjalepake, me urtesi dhe me shume pjekuri ai ka krijuar nje situate teper serioze ne kuvend, flas per ato ane qe varen nga Z.Meta. Meta nuk ka ne dore sjelljet e te tjereve. Ai ka ne dore zbatimin e rregullores. Dhe ne kete kuader secili ne kuvend duhet te japi kontributin e vet.

  • Paloqe! Ke plotesisht te drejte, Meta vertet eka bere qesharak parlamentin perderisa lejon qe te hyje ne te edhe nje gomar i cili nuk pushon se pellitur.

  • Meta na ka acaruar me te kunderten, duke bere si nderkombetar e duke i lejuar Berishes te thote cfare te doje. Kjo ishte hera e vetme qe e beri parlamentin serioz.

  • Ti Paloke deri diku ke te drejte. Duhet te jete me i rrepte me Salen qe e le te flase sa te doje dhe kure te doje, por nuk i veme edhe shume faje se e ka deklaruar Salen e ka dobesi (te kom fiksim).Nuk e kap per zheleshe dhe ta nxjerre perjashta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *