Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar ditën e sotme ndaj daljes përpara gazetarëve të Taulant Ballës, i cili vendosi të hedhë poshtë akuzat që i drejton kryetari i PD-së Lulzim Basha rreth 3.4 milionë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Paloka e pyet Ballën se përse nuk e bëri që sot akuzën që supozohet se do ta bëjë të enjten në prokurori përkundrejt Bashës.
Me një gjuhë fyese dhe vulgare, Paloka vijon sulmin ndaj Ballës dhe në funksion të qëllimit të tij ai sjell si shembuj reagimet e deputetit socialist ndaj rastit të Saimir Tahirit, Elvis Roshit e Agron Xhafajt.
Postimi i Edi Palokës
Pse nuk zgërdhihet më derrkuci me Toyota???
Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi. Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buza e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.
Dy pyetje për derrkucin me Toyota:
Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës?
Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur?
Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn.
s.a/dita

o derr me syze pse je kaq i piset nga goja e nuk fole njehere persembari por vetem te fyesh.
Thuthuqi shan derkucin.
E shoh qe eshte mulli me ere , po uji nga i vjen, pyet Taulanti!!? Per kete do te bej kallezim ne prokurori, ndoshta ai e gjen te “verteten”, ndersa populli kurre ska me e mesue te verteten.
Fidel Kastro!
Sa bukur e ke shpreh mendimin.
Pershendetje.MH.
A ka kufij etike gjuha deputetit ne te FOLMEN PUBLIKE….
Maxhoranca dmth kuvendi ta percaktoj rregulloren bashk me gjobat
Qy i paska folur si derrkuci derrkucit. Fundja te dy jane dhjamur ne kurriz te popllit. Perpara shoke per fitorje te reja!
Pavaresisht se si mund te gjykohet sot, por Lenini, keto lloj politikanesh i quante: “Politikane pa koke”!
Dhe, me sa duket, paska patur plotesisht te drejte!