Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka u ndal në Dibër, ku pas shkarkimi të ish-kreut të bashkisë, Shukri Xhelili, pritet zgjedhja e kryetarit të ri me anë të votimeve.
Paloka e cilësoi këtë test për vullnetin e maxhorancës për zgjedhje të lira.
“Fati e deshi që Dibra të provojë këtë maxhorance sesa e gatshme është të bëjë zgjedhje të ndershme”, tha ai.
Deputeti demokrat kërkoi nga dibranët që të braktisin atë që e quajti rilindje.
“Doli që Rilindja nuk ishte drejtimi i duhur dhe dibranët për kaq kohë duhet ta kenë kuptuar se duhet të rikthehen nga fillimi drejt demokracisë dhe progresit”, u shpreh ai.

Mendimet dihen:
1. Po fitoi Ps-ja perseri, votimet jane ta parregullta, votat u vodhen me ane te policise se Tahirit, Rama beri presion …….
2. PO fituar Ju,mos e dhente zoti, do na cani bythen duke folur ; nuk ua mbajti ti vidhnin, u munduan ,por demokratet qendruan ne kembe.. Rama humbi, populli sa me zi po pret zgjedhjet e perfundimi si ne vitin 2013, Nuk ka ndonje kuriozitet.
Ed-thuthuç-bixhozi ben moral! O pikaaaaa, pika! 😉