Paloka fton gazetarët dhe hap “kasafortën”: Këtu janë 4200 firma të delegatëve

Ornela

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka iu ka hapur sot derën e zyrës së tij gazetarëve e mediave për t’u njohur me 4200 formularët e dorëzuar në PD nga mbështetësit e Berishës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm Kombëtar.

Nga “kasaforta” siç e cilësoi sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, Paloka tha se formularët janë plotësuar dhe firmosur nga delegatët e kuvendit dhe përmbajnë të gjitha të dhënat.

Qëllimi sot, i gazetarëve është kush ka durim të ulet dhe t’i shohë këta formularë. Të dhënat personale, ato që duhet të ruhet fshehtësia ju lutem të mos i fokusoni.

Janë 4200 të dorëzuar atë ditë, kanë ardhur dhe formularë të tjerë, por rrimë tek 4200. Janë formularë të plotësuar nga delegatët. Delegatët e Kuvendit janë të përcaktuar në statut, janë pjesëtarë të kryesisë së degëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar, deputetë dhe deri tek kryetari i partisë. Të gjithë këta që kanë firmosur nuk janë thjesht anëtarë, por janë delegatë të Kuvendit. Delegatët nuk ndryshojnë, janë po ata. Nga kryetar seksioni deri tek kryetari i partisë të degës. Janë të gjitha të dhënat, emër, mbiemër, emër të babës, numrat e kartës së identitetit dhe funksionin në parti që i bën delegat. As unë dhe as ju nuk do bëni verifikimin e emrave. Këtë gjë e bën komisioni i verifikimit të mandateve në Kuvend.

Unë jam si kryetar i këshillit, njëra palë më ka kërkuar të depozitoj këta formularë. Ky është kuvend i jashtëzakonshëm. procedurat e statuti parashikojnë kur kuvendi mblidhet në mënyrë normale. në këtë rast kur nuk iu përgjigjen detyrimeve statutore, jemi të detyruar t’i bindemi vullnetit të shumicës së Kuvendit të PD-së. Jemi të detyruar të zbatojmë detyrat tona statutore. Nëse dikush nuk e zbaton këtë detyrim, atëherë kanë detyrimin firmëtarët, që janë realisht nismëtarët e Kuvendit të vazhdojnë me procedurat”, deklaroi Paloka.

o.j/dita

turhal escort

Share This Article
1 Comment
  • Saliu me keta jane njerez primitive! Ky Saliu pasi beri krime te medha deri ne shitje te Shqiperise edhe spiun,tani drejtohet apo kurdiset nga prapa nga armiqte tane! Eshte detyre e organeve kompetente t’i zbuloje! Shembulli me i mire se sa te prapambetur jemi ne Shqiptaret e tregon ky njeri i dermuar nga krimet qe ka bere!Po kush i shkon prapa! Njerez si Paloka,Nishani,Spaho,spiuni Noka, Flamur, o Zot Motra Vokshi etj. Njerez primitive, qe ju eshte mbushur mendja, se Saliu do t’i beje me pushtet! Saliu eshte primitiv arkaik komunist mysliman terrorist! Mjaft e lejuat te percaje me tej vendin tone te dashur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *