Paloka: Ish- ministrat e PD duhet të reagojnë ndaj akuzave në Kuvend

redaktor

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një intervistë për Mapon, i përgjigjet kritikave se duket sikur kryetar i grupit parlamentar është Sali Berisha dhe jo ai.

“Grupi parlamentar ka një axhendë të përcaktuar dhe Berisha nuk del jashtë kësaj axhende,” tha Paloka.

Por ai ka rezerva ndaj ish- ministrave të PD.

“Ajo që unë do të doja nga grupi, është që jo vetëm Berisha duhet të dalë dhe të japë përgjigje, por për çdo temë që preket (dhe këtë e ka kërkuar edhe vetë ai) çdo deputeti të PD-së, por kryesisht ish- anëtarët e kabinetit duhet të dalin të japin sqarime jo për mazhorancën, por për qytetarët shqiptarë, sepse abuzohet shumë në atë aulë të Kuvendit, mashtrohet shumë, hidhen akuza të pabazuara ndaj ish- qeverisë demokratike, ndajë shtë e detyrueshme që ministrat tanë të japin përgjigje”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *