Paloka: Karta jonë fituese, premtimet e mbajtura

anazapta

Deputeti demokrat, Edi Paloka, akuzon kryesocialistin Rama se e ka kthyer në tender përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Paloka u shpreh se karta më e fortë e PD-së në zgjedhjet e qershorit janë premtimet e mbajtura dhe besimi i qytetarëve.

“Ne kemi deputetët në Parlament, të cilët kanë detyrimet e tyre ndaj qytetarëve deri në ditën e fundit të mandatit. Pavarësisht se si do të ndryshojnë listat, a do të jenë apo jo këta deputetë në listat e reja, ne vazhdojmë të jemi në detyrën tonë deri ditën e fundit. Në përzgjedhjen që do të bëhet do të ketë ndryshime qoftë në emra qoftë në lëvizje qarqesh. Tek ne zgjedhja e deputetëve nuk është një dramë , si është tek Partia Socialiste. Tek PS-ja zgjedhja e deputetëve është kthyer në tender. Rama zgjedh për deputetë  biznesmenë, të cilët nuk i njeh më as qyteti i tyre”, tha Paloka në një intervistë për Ora News. “Karta më e fortë e Partisë Demokratike është dhe slogani ynë. Ne jemi në rrugë të mirë dhe kemi treguar se çfarë premtojmë ne e realizojmë. Njerëzit e ndiejnë që ndryshimi që ata kërkojnë është tek PD-ja dhe jo tek Rama dhe tek PS-ja. Vullneti ynë është i qartë, të realizojmë ato që premtojmë.  Besimi i qytetarëve tek ne është arma më e fortë që ne do të kemi”, tha Paloka.

 

Share This Article
8 Comments
  • ky asht ftyra ma e shemtume e pd se si thithlopa edhe ky dopjo dysh klysh komunisti nji hajdut ordiner ti don vetem paulin sterken ai ta lot burmen

  • EDI PALOKA DEPUTETI ME I “MENCUR” I PD-s NE PARLAMENTsIGURISHT QE KONTRIBUTI I TIJ PER REALIZIMIN E PREMTIMEVE ESHTE I MADH NGA QE KA NJE LLAFOLLOGJI TE PASUR NE MBESHTETJE TE sali berishes .TE HABIT ME MENCURIN E TIJ KUR DISKUTON NE PARLAMENT PA LE NE DEBATET TELEVIZIVE.

  • OOOOOOOOOOOOOOOO ja keni lujt zotin tuj majt premtimet,tuj vjedh cdo gje qe mund te vidhet ,edhe xhepat,tuj heq nga ouna me ane te lsi buces gjithe anetaret e p.d. ne thojm ne Shkoder,kte temin keni me fitu ma ju,,as mos tju shkoj ne mend ajo pune,,keni 80% te popullit kundra more koqe.

  • Po keta jane vagabondat e P.D-es Berisha qe shkaterruan Shqiperin.
    Te gjithe do dalin para drejtesis,e kure flete ky Edi Paloka nji bire komunisti ,rrugace i p.d-es–turpi i vendit me kesi deputetesh te pa moraleshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *