Paloka paralajmëron: Rama të bëhet gati

Leda Hysa

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka parlajmëruar për një përballje mes opozitës dhe kryeministrit Rama.

Në nje status, në llogarinë tij ne “facebook” Paloka shkruan se kërcënimet e ish-ministrit Saimir Tahiri mbrëmë “s’keni parë gjë akoma” e kanë dhënë efektin, pasi sipas tij, rilindasit kanë marrë urdhër të mbrojnë Ramën e jo Tahirin.

“Rilindja” në mbrojtje të Tahirit në Komisionin e Mandateve. Sigurisht me urdhër të Ramës.
Megjithëse një ditë më parë deklaruan se do t’i hapnin rrugën procedimit penal , sot po duket qartë se urdhri ka ndryshuar. Kërcënimet e Tahirit mbrëmë ndaj Ramës “nuk keni pare asgjë akoma” dhe ndaj atyre “shokëve” që do lejonin arrestimin e tij, duket se e kanë bërë efektin.
Sot “rilindasit” kanë marrë urdhër të mbrojnë, jo Tahirin por Ramën.
Ky është akti i fundit. Po u lejua do të jete dhe akti i fundit i drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri.
Kjo nuk do të lejohet. Rama të bëhet gati për përballje. Përballja do të jetë pa asnjë kompromis dhe do të ketë vetëm një fund, atë të Ramës dhe klikës kriminale.”, shkuran Paloka.

Share This Article
9 Comments
  • Ed Paloqja me thepthep-in e tij te neveritshem do na rruaje sumen. Ik o lyrash i gavetes dhe corbes se prishur.

  • Sa larg realitetit jane lideret e sotem opozitare ! Si nuk arrijne te kuptojne se , njerez si Palokia ( me mjaft te tjere) , jane konsumuar e sterkonsumuar aq teper , sa qe jo vetem nuk ngjit as edhe nje fjale e vetme e tyre , por ben efekte krejt te kunderta dhe shkakton alergji tek njerezit ! Eshte kjo arsyeja , se perse opozita po humbet terren cdo dite e nuk i dihet se , kur do te mund te vinte ndonje here ne pushtet ! Pergjegjesi kryesor i kesaj gjendje mbetet Sali Berisha , qe gjeneron vetem regres!

  • Ja qe s’te doli llafi o paloqe. Boll e keni shtytur keshtu, por tani u bete bajat fare qe dhe kripe tu hedhesh per konservim nuk mbani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *