Partia Demokratike tha se po shqyrton letrën e kryeparlamentarit Meta për ngritjen e një komisioni të posaçëm për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, tha se mbështet nevojën që rekomandimet e OSBE/ODIHR të përshtaten në Kodin Zgjedhor.
“Letrën e Metës e mora sot, do ta shqyrtojmë dhe kemi kërkuar që vërejtjet e OSBE-së të pasqyrohen në Kodin Zgjedhor”, tha ai. /Dita/
