Paloka: Suli dhe Leskaj do të shkojnë në Kushtetuese

Elton Tafaruci

Mazhoranca ka rënë dakort për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e dy deputetëve të saj, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj. Kështu ka bërë të ditur kreu i grupit të Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili tha para mediave se mazhoranca ka pranuar kërkesën e opozitës.

“Jeni në dijeni të faktit se mazhoranca u detyrua të eci në anën Kushtetuese pasi deri dje ka qenë në kryerjen e një krimi kushtetuese duke moszbatuar vendimin e gjykatës kushtetues epër të mos cuar mandatet e deputetëve në gjykatë dhe ata janë tërhequr nga presioni i opozitës.

Akti i parë është arritur, mund të konsiderohet ose jo një fitore, sepse mazhoranca është e detyruar të zbatojë vendimet e gjykatës dhe të bësh debate për këtë, është alogjike. Ky akt le të themi tashmë duket i realizuar, më në fund mazhoranca është tërhqur nga ky akt dhe ka marrë vendim të dorëzojë në gjykatë mandatet e dy deputetëve të saj”, tha Paloka.

Por, pavarësisht këtij vendimi të mazhorancës, kreu i grupit të demokratëve akuzoi sërish shumicën, kësaj radhe për skandalin e CEZ, pasi nuk pranoi të miratonte ngritjen e një komisioni hetimor për CEZ.

Këto deklarata ai i bëri në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *