Paloka: Të hapur për bashkëpunim me LSI-në

DITA Online

 

Krijimi i një fronti të gjerë opozitar duket se është thjesht çështje kohe pas sinjaleve që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dhënë nga selitë e dy forcave politike.

Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka e mirëpret bashkëpunimin me LSI-në, teksa fton edhe forca të tjera politike që t’i bashkohen lëvizjes që siç thotë ai ka në shënjestër qeverisjen të bërë njësh me krimin.

“Ne jemi të hapur te bashkëpunojmë jo vetëm me LSI-në, por me çdo qytetar i cili është i gatshëm të bëhet pjesë e një fronti të gjerë kundër një qeverisjeje, e cila mund të jetë më e keqja që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.”

Reforma Zgjedhore dhe ajo territoriale janë dy nga betejat kryesore të demokratëve.

Edhe pse Paloka thotë se ato do të jenë procese të ndara, pasja e një harte të re shihet si domosdoshmëri për opozitën.

“Sot është domosdoshmëri jo thjeshtë për faktin se kemi të bëjmë me një hartë krejtësisht elektorale, por edhe për faktin se qytetarët nuk po arrijnë të marrin asnjë nga shërbimet që kanë marrë dikur nga pushteti lokal”, ka thënë Paloka në një prononcim për mediat.

Share This Article
4 Comments
  • Mbani vesht e degjoni bixhozciun Thuthuqin Paloqe, qe luan ne kazino me miliona te fituar me djersen e bythes, apo vetem, me border.
    Po me shoqaten LGBT qe eshte si motra e PD, a do ta vazhdoni bashkepunimin?
    Kryecar per te ndjekur kete bashkepunim nuk ka me mire qe te vendosni Zen Qosen apo sic njihet ndryshe Sherdheni i Saliut.
    Ju prifte e mbara, por POPULLI pak muaj ka qe votoi dhe i dha garanci te plote PS te kete mandatin deri ne zgjedhjet e v. 2021, per te tjerat bjerini legenit bashke me Lesh e line.

  • kETA DUAN TE SHKATEROJNE VENDIN PER INTERESAT E TYRE, POR NE VEND NUMURO DO TE MBETEN, AKOMA ME SHUME ME PARTINE E TEPSISE LSI

  • Koha ban te veten.
    Ma ne fund po martohen serish ndervedi.Tashti dinastia LSI me ne krye nji grua do lidhin martese me Lulushin.Darsmen presim ta ndjekim se shpejti.Sekser kemi Thuthuqin qe i del punve para se te japin shpirte.
    Kjo do jete martesa e dyt ndermjet dy oxhakve dinasti LSI me PD.E para ishte martesa e dy homove Metuci me Berishiqin.Qendroi 8 vjet e kurorezume.Ne fund u divorcuane per aparence publike, per interrese perfitim politik.Tashti luhet e dyta per lidhje te forta opozitare qe do gajasin se qeshuri gjithe nji popull per keto lolo shpergajesh ne politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *