Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas turit dy ditor të kryeministrit Edi Rama në Dibër, duke thënë se e gjithë garda është angazhuar këto ditë për të survejuar rrugën nga Tirana në Peshkopi, pasi paranoja e tij nuk kontrollohet dot.
Paloka shkruan në rrjetin social “Facebook” rreth kontradiktës së vendimit të Ramës për të mbajtur takim me popullin me atë të masave të ndërmarra deri në ekstrem.
Postimi i Edi Palokës
Kur kryeministri e di që populli i tij “e do shumë”
Pothuajse e gjithë garda është angazhuar këto ditë duke kontrolluar pëllëmbë për pëllëmbë gjithë rrugën nga Tirana në Peshkopi.
Nuk kanë lënë shkurre e ferrë pa kontrolluar. Nuk kanë lënë vrimë në rrugë e anash saj pa i hyrë brenda. Me qen e aparatura antiminë.
Me ushtarë e civilë që kanë qëndruar roje gjithë natën e gjatë gjithë rrugës që do duhej të bënte sot Edvini për të shkuar në Klos e pastaj në Peshkopi.
E në fund, pas gjithë këtyre peripecive, Rama shkoi në Klos…me helikopter…
Shkoi të zhvillonte takim me popullin, pasi ishte siguruar që policët që kishin ngritur gardhe njëri pas tjetrit, të mos lejonin që populli të shkonte në takimin e Ramës me popullin. E të mendosh që i kishte ftuar vetë në fb.
Po kështu është kur e di se sa të duan, paranoja bën të vetën.
s.a/dita

thuthuqi paloqe?
Paloke ne te gjithe vendet e botes k/ministry dhe presidenti sigurohet ‘por ju te PD pse se permend Salen I cili nji deputet I ngelur ne dere ,fle edhe sot me jelek anti-plumb.
Eh… si lum Edi Rama, thuaj,me keta kundershtare, qe ka , do behet MBRET dhe pastaj do themi : te na rroje mbreti qe na lane peshqesh arkitektet e PD-se
Dhe Sali-udb-ja kur levizte gjithe garden e republikes me vete e kishte.
Ti more rrot k…i ! Te pakten Ramen nuk e pame te kishte veshur jelek antiplumb, ashtu sic vishte qoftlargu jot kur ishte ne sundim madje ai e vesh edhe sot.
Pastaj ju te vrisni jo vetem kur sundoni por nga ju me shum duhet te rruhesh kur ju e kerkoni me insistim dhe me dhune sundimin! Falangat tuaja jane me te keqia se ato te ISIS-it!
Po ti nga se vuan ?