Ky ishte një nga tërmetet më të rënda në Itali, që nuk është parë kurrë më parë, madje më i rëndë se tërmeti i Aquila, duke arritur 6,2 ballë Righter.
Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi tha se prej ditës së nesërme do të nisë puna për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i fuqishëm që tronditi vendin. “Situata dhe mendimi është për të plagosurit. Do të bëjmë një rindërtim të plotë, siç ka qenë që t’i japim mundësi banorëve që të rikthehen në jetën e mëparshme. Nesër do të mblidhet Këshilli i Ministrave bashkë me mbrojtjen civile dhe urdhrat e para do të vihen menjëherë që gjatë ditës së nesërme”, tha ai. Mateo Renzi theksoi se qeveria italiane do të punojë që të rregullojë imazhin e vendeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar.
