Pamje përrallore! Lulet e qershisë mbulojnë Japoninë

Dita

Ndërkohë që tek ne shiu nuk ka ndërmend të heqë dorë, Japonia ka nisur të shijojë pranverën në mënyrën më fantastike të mundshme.

Japonia ka si simbol për ardhjen e pranverës pikërisht lulet ngjyrë rozë. Koha kur ato çelin nuk është në çdo zonë dhe vit njësoj, por zakonisht ndodh që vendi të mbulohet nga një shtresë rozë në fund të muajit mars ose fillim të prillit. Kjo periudhë e vitit quhet “Hanami”- të dukesh si lulet.

Njerëzit në Japoni e festojnë ardhjen e pranverës duke shkuar për piknik në natyrë, dhe ta pranojmë, kush nuk do donte të qëndronte me orë të tëra në një natyrë të tillë?

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Le t’i shikoje lal Eri keto bukuri prallore,e te kuptoje se shkurret qe ka mbjelle ne sheshin Skenderbej jane TURPI I BOTES!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *