Pamje shokuese nga Venezuela: Makina e ushtrisë shtyp protestuesit (video)

DITA Online

Vijon prej disa orësh grushti i shtetit në Venezuelë me mijëra qytetarë dhe ushtarë që kanë dalë në mbështetje të presidentit të vetëshpallur Juan Guaidó.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka shprehur pak minuta më parë mbështetjen ndaj Guaidos dhe “lirisë së venezuelanëve”.

Sakaq, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo pritet t’i adresohet republikanëve të senatit lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuela. SHBA ka shprehur mëbshtetjen dhe njohjen e Guaidos si president.

Edhe Rusia po vëzhgon situatën. Presidenti Vladimir Putin ka mbledhur këshillin e sigurisë për të diskutuar rreth tentativës së grushtit të shtetit në Venezuelë.

Ndërkohë nga vendi shpërndahen pamje të përplasjeve të ashpra mes kundërshtarëve të presidentit Nicolás Maduro dhe mbështetësve të tij.

v.l/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • Nuk eshte grusht shteti eshte protesta e nje populli qe nuk duron urine dhe skamjen ndaj nje qeverisje diletante chaviste te vendit me te pasur ne bote me rezervat e naftes, si dhe me rezerva te medha te arit, diamanteve, koltanit etj.. Maduro ka paguar ushtrine me rroga te majme ndersa tere popullesia eshte ne uri te plote. Ushtarakeve u ka dhene te administrojne sasi te medha nafte si dhe privilegje te medha vetem qe ai dhe grupi i tij te ruaj pushtetin. Me fjale te tjera kemi NJE USHTRI QE SHTYP POPULLIN E SAJ.

  • Po ‘shqiptar ‘ ke njëfarë të drejte por duhet ta plotësosh mendimin…Maduro është i zgjedhur nga populli i tij me zgjidhje të lira ndërsa Guaidò është i përzgjedhuri i SHBA. .amerikanët e ndritën me pranverën arabe tani do sjellin pranverën e Amerikës latine. .

    • Zhak i pamposhtur, Maduro nuk eshte zgjedhur ne nje proces demokratik nga populli. Maduro ne pranveren e 2018, futi ne burg tere udheheqesit e opozites dhe beri zgjedhje te parakoheshme te presidentit si dhe formoi nje parlament paralel, ANC. Ne parlamentin e zgjedhur AN me votime te rregullta nga populli, perfaqesues i te cilit eshte Guaido, Maduro nuk kishte shumicen, madje ky parlament tentoi te denoje Maduron per korrupsion. Ne zgjedhjet e parakoheshme te 2018 nuk mori pjese opozita. Ne vendin tone do te ndodh e njejta gje qe do te sjelle plot konflikte ne se ne qershor behen zgjedhjet pa pjesemarrejen e opozites..

    • Nuk eshte fare cudi, eshte nje fakt ne dosjet e klasifikuara te inteligjences. Dihet qe USA ka kohe qe nderhyn me kembe e me duar ne Venezuele.

      • Genti, ata qe po nderhyjne ne Venezuele jane:
        Kina me 40 miliard dollare dhene borxh qeverise venezuleane, per te siguruar furnizim konstant dhe me favore te naftes, arit, diamateve dhe koltanit,
        Rusia me 6 miliard dollare dhe me privilegje per Rosneft qe ka siguruar 50 perqind te aksioneve te Citgos qe eshte xhevahiri i industrise te perpunimit te naftes ne SHBA por prone e Venezueles. Rusia ka shitur arme moderne ne Venezuele dhe aktualisht jane atje disa qindra ekspert ushtarake,
        Kuba me 15 000 militante roje te Maduros, mjeke, Turqia qe po merr arin e Bankes qendrore te Venezueles,
        grupet mafiose nderkombetare prodhimit dhe te shperndarjes te droges.

        Nga politika e verber politike e ekonomke e Maduros
        Venezuela nga 5 miliorn fuçi nafte qe prodhonte ne vitin 2012 sot prodhon vetem 1 milion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *