Qielli është ndriçuar mbrëmjen e sotme nga rrufetë e shumta të cilët na kujtuan se fundi i pushimeve të verës është pranë.
Pamjet mjaft të veçanta janë fokusuar në aparatet e mjaft fotografëve, por dhe nga celularët e qytetarëve të ndryshëm të cilët kanë nxituar që të mos e humbasin këtë moment.
“Rrufe në qiell të hapur në gusht..”, e ka titulluar foton e tij fotografi i talentuar Franc Zhurda.
Ndërsa Agjencia LSA e ka titulluar “Mot me shi dhe vetëtima në Qerret, Kavajë”.



