Pamje të pabesueshme nga Massachusetts, ngrin oqeani (Video)

Leda Hysa

Kjo është video e xhiruar në Massachusetts në Shtetet e Bashkuara nga Ryan Canty, i cili fiksoi këto pamje të mahnitshme në gjirit të ngrirë Buzzards Bay, teksa ishte për vizitë tek shtëpia e gjyshes pranë plazhit më 7 janar.

Erërat e forta dhe temperaturat e ulëta kanë ngrirë këtë plazh gjatë fundjavës që lamë pas, duke shkaktuar edhe disa centimetra dëborë.

New England ishte një nga zonat më të prekura në  SHBA gjatë ciklonit “bombë’, i cili solli në shumë zona rënie të dendur dëbore si dhe ulje temperaturash deri në – 35 gradë.

Moti i keq në SHBA u ka marrë jetën 22 personave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *