Sam Panda një akrobate amerikane 26 vjeçare pësoi një aksident të frikshëm duke rënë nga një lartësi prej 3-4 metrash, ndërsa performonte të premten e shkuar në një plazh të Balit, Indonezi.
Në videon e publikuar nga vetë e reja shihet momenti i saktë kur ajo lëshon litarin në të cilin varej. Si pasojë, gruaja ra me kokë në skenën e drunjtë duke shkaktuar një frakturë në qafë. Menjëherë akrobatja u transferua në spital.
“Kam thyer vertebrën C5, që do të thotë se kam thyer qafën dhe disqet mes vertebrave cervikale. Kjo ushtron presion mbi shtyllën kurrizore”, shkroi Panda në llogarinë e saj në Facebook.
“Kam 8 qepje në kokë. Jam në spital aktualisht, nuk jam paralizuar mund të lëviz duart dhe këmbët por ende nuk mund të eci sepse shtylla kurrizore nuk mund të përballojë peshën. Për më tepër jam shumë e dobët dhe e tmerruar”, thotë e reja amerikane.
Sam që jeton dhe punon në Bali ka 10 vjet eksperiencë si akrobate. o.j/Dita


