Pamje të rënda, gazetari në Athinë vrapon t’u shpëtojë flakëve gjatë transmetimit “live”

Dita

Zona e Atikës është kthyer në një vend të shkretuar, pas përfshirjes së saj nga flakët rreth orëve të pasdites të së hënës.

Televizioni grek “Alpha” ka sjellë një përmbledhje të kronikave të djeshme, gjatë momentit të shpërthimit të flakëve.

Teksa një nga gazetarët ka qenë duke transmetuar live në një nga zonat ku flaka po përhapej me shpejtësi, shihen edhe njerëz të tjerë dhe zjarrfikës duke vrapuar.

Nga ana tjetër, shihen dy autobusë të cilët kishin mbërritur në vendngjarje për të marrë njerëzit dhe për t’i dërguar në një vend të sigurtë. Ata janë filmuar duke u kthyer pas, pasi flakët përbënin rrezikshmëri edhe për to.

Më poshtë mund të shihni tmerrin që kanë përjetuar ditën e djeshme këta persona.

Tragjedia ne Greqi on Vidnews.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Gjynah! Nje tragjedi e vertete! Uroj me gjithe zemer te pushojne kete zjarre te mallkuar sa me shpejt! Tmerr tmerr tmerr. Zot sa me pak deme ne njerez!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *