Impakti mjedisor i mbetjeve të prodhuara nga njerëzit shkakton katastrofa ekologjike në pjesë të ndryshme të Tokës, siç tregohet nga imazhet e regjistruara në Ishullin e Krishtlindjeve, një territor australian që gjendet në Oqeanin Indian.
Në pamjet e kapura nga hulumtuesi kinez Hung-Chang Liu, mund të shohim se si një breshkë përpiqet të largojë mbeturinat në mënyrë që të depozitojë vezët e saj dhe pasardhësit që lindin lëvizin në atë mjedis të kontaminuar.
Përmes këtij dokumentimi grafik, autori përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin për dëmet serioze ekologjike të shkaktuara nga mbeturinat plastike.
OKB vlerëson se hedhim 8 milionë tonë mbeturina në vit, të cilat shkaktojnë vdekjen e më shumë se 1 milion zogjve dhe qindra- mijëra breshkave dhe gjitarëve./Dita
