Mediat britanike kanë publikuar momentet e arrestimit të emigrantëve të paligjshëm nga policët e emigracionit.
Shumica e emigrantëve ishin nga India, por edhe pakistanezë, kinezë dhe shqiptarë.
Shumë prej tyre kishin hyrë ilegalisht në Britani të Madhe ndërsa të tjerët kishin shkelur vizat.
Ministri i Imigracionit Brandon Lewis tha: “Këto operacione tregojnë se ne nuk do të tolerojmë njerëzit që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani të Madhe. Ka një ndikim negativ në pagat e punëtorëve të ligjshëm dhe lejon punëdhënësit mashtrues që të nënvlerësojnë biznese të ligjshme”.
