Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Panariti: Brenda koalicionit fitojmë 15 deputetë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Panariti: Brenda koalicionit fitojmë 15 deputetë
AktualitetLajmi i fundit

Panariti: Brenda koalicionit fitojmë 15 deputetë

anazapta
Published April 8, 2013
Share
SHARE

Një nga figurat kryesore të LSI-së, Edmond Panariti, shprehet optimist se me lëvizjen e re, forca që ai përfaqëson do të sigurojë 15 mandate. Në një intervistë për “Shekullin”, ish-ministri i Jashtëm shprehet se mes PS-së dhe LSI-së ka një marrëveshje paraprake për ndarjen e zonave elektorale. Ai thotë se  ka dhe duhet të ketë sinkroni në formulat e bashkëpunimit mes partive të koalicionit, në mënyrë që votat e  majta të prodhojnë maksimalen e mandateve.

Panariti thotë se ka qenë në dijeni të bisedimeve që janë zhvilluar brenda strukturave të LSI-së lidhur me lëvizjen e bërë ditët e fundit. “Unë kam qenë vazhdimisht në dijeni të gjitha diskutimeve që janë zhvilluar brenda strukturave tona lidhur me pozicion-in tonë politik parazgjedhor. Jo vetëm në dijeni, por i përfshirë aktivisht në të gjitha diskutimet rreth kësaj teme. Me kryetar-in z. Ilir Meta dhe me kolegë të tjerë të strukturave tona, kam bërë shpesh herë një analizë të zhvillimeve politike, të hapësirave që krijon sistemi zgjedhor për formatin e garës së afërme politike elektorale, si dhe kam gjykuar në vazhdimësi, se si dhe sa duhet ta përshtatë LSI-ja aksionin e saj politik dhe kapitalet e saj zgjedhore në përputhje me këto realitete dhe rrethana”.

Ndërsa në lidhje me “të zhgënjyerit” nga aleanca me PS-në, Panariti shprehet se gjithçka është nxitur nga spekulimet, por kjo është diçka kalimtare. “Kur emocionet e nxitura nga spekulimet do të shuhen, edhe ajo pjesë së cilës ju i referoheni do të kuptojë se kjo është rruga e vetme dhe e sigurtë drejt fitores. Zgjedhësit tanë kanë mbështetur këtë vendim tonin si më të arsyetuarin, më të natyrshmin si dhe më përfaqësuesin e peshës sonë politike. Aleanca e re me Partinë Socialiste është një aleancë e natyrshme dhe brenda të njëjtit spektër politik. Koalicioni i deritanishëm ishte i imponuar, sepse asnjë kombinim tjetër nuk prodhonte stabilitet dhe mirëqeverisje. Unë edhe gjatë kësaj fundjave kam takuar shumë prej tyre dhe konstatova pikërisht këtë që shpreha më lart”.

anazapta April 8, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • Aster says:
    April 8, 2013 at 9:30 am

    Fiton prape PD !

    Reply
  • Titi says:
    April 8, 2013 at 9:47 am

    Zgjedhesit tuaj nuk Jane te arsyetuarit po te paguarit.
    Ta shohim ket radhe sa vota do te merrni…. Shpresoj qe njerezit ta kene kuptuar kush jeni ju. Kete here do tju marrin rrogen dhe tju japin rroten.

    Reply
  • Lisi says:
    April 8, 2013 at 10:13 am

    Ju te LSI jini hajdute e mashtrues ordinere,pa moral,pa parime.Nuk ka det te laje pisllekun tuaj.Jini me te ndyre nga ndyresira Sali.!

    Reply
  • Siri says:
    April 8, 2013 at 11:04 am

    Se pari nuk jam dakort me fjalorin e perdorur nga komentuesit paraardhes. Sipas botkuptimit tim, aashtu sic thot populli “me mire von sesa kurr”, dua te them me kete, qe mire bene si PS-ja esdhe LSI-ja qe u bashkuan,por qe PS-ja, perpara se ti bente FTESEN LSI-s ti kerkonte falje POPULLITper ate qe u be PATERICE e BERISHES per 4 vjet dhe pas kesaj ta zyrtarizonte ALEANCEN. Po te kishin vepruar keshtu te dy PARTIT do mirkuptoheshin nga POPULLI. Kjo mungese i shpije njerzit tek dyshimi se ILIRI, mund te shkoje perseri tek BERISHA, pasi te vjele me shume deputet.
    Shpresa vdes e fundit thot populli. Shresoj te mos ndodhe keshtu dhe si ILIRI edhe EDI RAMA ti kene vene gishtin kokes, ndryshe populli do te jet me i tradhetuar …………

    Reply
  • liri a vdekje says:
    April 8, 2013 at 11:28 am

    ti shiko per vete do behesh deputet o bajge po lere sa do behet ke lsi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?