Panariti: Bujqësia në rrezik, nuk mund ta imagjinoj pa drejtoritë

Gazeta Dita
Ministri i Jashtem Edmond Panariti, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere analizen vjeteor te ministrise qe ai drejton.

Ish- ministri i Bujqësisë dhe deputeti i LSI, ka komentuar në Kuvend programin e qeverisë ‘Rama 2’ për sektorin e bujqësisë. Edmond Panariti tha se nuk mund ta imagjinojë Ministrinë e Bujqësisë pa drejtoritë dhe tha se ky institucion është në rrezik. Panariti tha se fondet e Bujqësisë duhet të shkojnë për investimet, ndërsa thotë se shpreson që buxheti për Bujqësinë të ketë qenë një lapsus.

“Nuk mund ta imagjinoj Ministrinë e Bujqësisë pa drejtoritë. Shkrirja e drejtorive, bujqësia është në rrezik. 70% e fondeve në Evropë shkon për bujqësinë. Ky sektor me pak ka dhënë shumë në fakt. Mendoj se buxheti për Bujqësinë duhet të ketë qenë një lapsus. Unë nuk kam qene kurrë që fondet e Bujqësisë të shkojnë për fonde sociale. Fondet e Bujqësisë duhet të shkojnë për investimet.

Bujqësia ka më pak fonde se Kosova e Maqedonia. Fermeri duhet të bëjë vetëm prodhuesin zoti kryeministër. Në programin për Bujqësinë thuhet të përjashtohen taksat për inputet bujqësore, por kush janë këto inputet bujqësore? Problem nuk është prodhimi, por dërgimi në treg.”- tha Panariti.

Share This Article
4 Comments
  • Ah ah ah ky nuk mund ta imagjinoje pa drejtore, sepse ishin ata qe zhduknin milionat qe ishin te destinuara per bujqit dhe i vinin ne llogarite e tyre si dhe te Floririt neper bote.

  • O Panariti,nese do te kishte shtet,ju shokuzotni,so do te ishit ne burg,si bashkepuntore me fermeret bastard qe jo vetem ndoten token me presticide e kimikate jasht normave te BE-se,por po i rrezikojne dhe shkurtojne jeten femijeve shqiptare.Per kujtese shiko se cfare i thone gazetareve te FiksFare ne treg, dhe ne sera tregtaret e shumices dhe te pakices,dhe atehere bindu se ne moralin ted eshte te shkosh vete ne prokurori,qe prokuroria tefilloje hetimin ndaj ketre antishqiptareve qe atdheun dhe shqiptarin e marrin si mall pa zot.Te qarat dhe “ulurimat”tuaj o Panariti nuke jane gje tjeter vetem se lote krokodili per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes,pra popullin dhe popujt.Tashme Rama nese don te mos ju shoqeroje si banore i burgut te sigurise se larte,duhet te mbledhe deshmi e prova bindese nga FiksFare dhe ne teren tek keto palo biznesmene qe shesin vdekje,dhe t’u denoncoje.Ruge te mesme nuke ka Rama,o me SOVRANIN,USA-n e BE-ne ,ose te beje rrobat gati per ne shtepine pa qera,ku e djeshmja dhe e sotmja do ti duket nje enderr,dhe e nesermja shume shpejt ne burg bashke me mtovicin,bashovicin,berishovicin,nanovicin dhe medijvicet me shoke e shoqe qe ngado te ti rrotullosh duar te perlera me gjak te pafajshem njeriu, dhe leke te krimit e korrupsionit kane.Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash e armiq te Shqiperise dhe shqiptareve,kete qe i keni bere ju o Panariti me shoke e shoqe ne qeveri ne dite e vite deri me sot,as fashizmi e nazizmi,apo diktatura komuniste nuke ja beri Shqiperise dhe popullit tone.Dridhuni e perdridhuni,po vjen dita qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet,o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere e bashkefajtore ju ngrysi nata.Drejtesia do e behet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe pjella te qoftelargut.

  • Asnjihere nuk asht ba vrejtje me mend ne gjithe kete periudhe tranzicionit nga cilido subjekt partie ne pozicionin e opozites.
    Te gjithe vrejtje kane kene intrigante dhe aspak per ti sherbye te drejtes.
    Z.Panariti ka eksperience ne kete fushe dhe me te drejte shqetesohet.Deshiron qe bujqesise ti krijohen kushte sa ma te favorshme qe te eci para.
    Une e falenderoi Deputetin Panariti per seriozitetin dhe kontributin qe kerkon te ndihmoje bujqesin.
    Deshiroj qe ne kete drejtim te eci opozita nga sot e ne te ardhmen.
    Dhe jo si keto pislleqet:Ja votove Rucin,Ja u shit vota ja u ble vota.Keto jane semundje intrigante inatgjore te stilit berishian.Zhurme e shamate dhe asgja ne rruge te mbare.

  • Sot bujqesia shqiptare u clirua nga “pushteti “i nji ministri qe dinte te mburrej vetem me Divjaken dhe agrumet e asaj koperatives se Sarandes qe mbeti e vetmja lule ne dimrin qe kish pllakosur bujqesine shqiptare per vite te tera.Jo vetem qe ky minister nuk beri asgje , por si” pasus i denje”i Ruleve , Gjaneve , Xhuveleve , e kompani shkaterroi edhe ate pak ekonomi qesapokishte filluar te rimekembej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *