Panariti: Fermerët rritën të ardhurat nga shitjet

Dita

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti reagoi të hënën ndaj deklaratave të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, në lidhje me mungesën e tregjeve të shitjes së prodhimit bujqësor.

“Përkundër deklaratave elektorale për mungesë shitjesh dhe tregjesh për prodhimet bujqësore, e vërteta është ndryshe”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Bujqësisë e cila shpjegon se, fermerët kanë shitur më shumë prodhime bujqësore në krahasim me një vit më parë.

Të ardhurat nga shitja e prodhimeve bujqësore janë rritur me 50% për domaten, 200% për kastravecin, 260% për sallatën, 300% për luleshtrydhen. Vëllimet e eksportit të prodhimeve bujqësore në tërësi janë rritur me mbi 15% se një vit më parë. Vetëm gjatë 2014, u ndërtuan 130 ha më shumë sera se një vit më parë.

“Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka zbritur prej kohësh në Shishtavec, duke financuar me rreth 270.000 euro rikonstruksionin e kanalit vaditës si dhe ka përmbyllur kontratën e kultivimit dhe shitjes së patates së kësaj komune te kompania kosovare” Peshtova”, për ta eksportuar më pas në Vendet e Ulta si prodhim Bio”, citon njoftimi i ministrisë së Bujqësisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *