Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ka vizituar Lagunën e Butrintit, ku ka inspektuar nga afër impiantet e kultivimit të midhjes. Ai ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e zhvillimit të midhjes në këtë sezon, duke u fokusuar te parametrat shumë të mirë të zhvillimit dhe standardet e larta. Panariti theksoi se tashmë sfida e Shqipoërisë është që të hapë eksportet e midhjes shqiptare për tregjet evropiane dhe ai u shpreh besimplotë se kjo gjë do të arrihet shumë shpejt, por që sigurisht për këtë do të jetë e nevojshme bashkëpunimi midis sektorit privat dhe shtetit. “Midhja duket shumë e mbarë, kjo duket që tek gjendja e farës por edhe tek midhja e rritur, tashmë duket që parametrat e zhvillimit janë shumë të mira, standardet e midhjes janë shumë të larta, por ajo që është kryesore, ne duhet të bëjmë çështë e mundur që prodhimi i mbarë i këtij viti të finalizohet me sukses”, u shpreh ministri gjatë inspektimeve. Sipas ministrit shikohet që prodhimi është i mbarë por e gjithë situata kërkon një monitorim të vëmendshëm deri kur midhja të jetë e gatshme për të kaluar në treg. “Duhet detyrimisht që qendra e depurimit, që ne sapo e pamë, të jetë sa më funksionale, që vilen nga laguna dhe përpara se të kalojnë në treg duhen detyrimisht t’i nënshtrohen depurimit, në mënyrë që midhja të jetë komfort standardeve”. Për ministrin Panariti midhja shqiptare është midhja më e mirë e gjithë bregut mesdhetar. “Sfida jonë është të hapim eksportet e midhjes shqiptare për tregjet evropiane dhe jemi optimist që këtë do ta bëjmë, por për këtë kërkohet bashkëpunim midis shtetit midis privatit dhe natyrisht duhet që kur të vijnë trupat inspektuese të Bashkimit Evropian ne të dëshmojmë që i gjithë sistemi i monitorimit të ujrave të midhjes dhe i qendrës së depurimit funksionon në mënyrë perfekte. Kjo është një sfidë e përbashkët por unë jam i bindur që ne do ta realizojmë. Atëherë suksese mbarshtimit me shumë efektshmëri të midhjes dhe shpresojmë që të kemi një vit prodhimi të mbarë të midhjes”, cilësoi Panariti.
kjo do pergezime.
Ne vitin 1989 ne Sarande ka pasur gjithshka, me kujtohet se kam shkuar per ngjala me kusherinjte, kishte plot rasate peshku, ne mos gaboj ka qene nje i tille sh. i madh mes sarande-delvine, e midhje sa te doje. Produkte te tilla i kerkon shume Tregu Rajonal e ai Europian; nese do kete ndihma [ne specialiste/ fianaciere] e lehtesira [ne taksime/ favore fillestare] po ashtu manazhim te mire [ne grupe te vogla ose tip koperativash perfaqsuese] ku secili punon vete ose se bashku; por me nje drejtim cilesi-shitje-grumbullim, te gjithe do kene perfitime.
Duhet “ndertuar ne Butrint”, me pas kjo pervoje te perhapet. Keto gjera, si dhe pastrim plazhesh, rregullim ambinetesh etj, janeajo per te cilat e Paguajme Shtetin, probleme te cilat i ka ne dore ti zgjidhe … nese ushtron vullnet e punon me pergjegjesi.
ore enverista te semure megjith mend kujtoni se jemi shtet i fuqishem, nuk furnizojme dot tregun tone me midhje, treg qe eshte vetem 5 % i tregut italian psh dhe do mbushim europen me …llafe bosh dhe endra enveriste.Ne jemi nje shtet aq i vogel per evropen nga popullsia dhe nga prodhimi sa qe spyet njeri per ne , prandaj dhe ne evrope nuk po na fusin ose do na fusin per gjynah.
Hajdeni me kembe ne toke mor trima, meruni me problemet e shumta qe ka ky vend i varferr dhe i cthurur pa zbatim ligji e pa natyre sociale,sic duhet te ishte me qe ps eshte ne pushtett
Rrofte midhja!!! Ne kohen e Enverit, ne nga durrsi fjalen MIDHJE e perdornim per gje tjeter,per nga forma dhe ngjyra, sot doli ky maloku nga shpellat e tropojes dhe ja nderroi emrin dhe e qujti Pjeshka! megjithate, midhje apo pjeshke rrofshin qe te dyja!