Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti deklaroi të hënën se, janë zhbllokuar eksportet e produkteve bujqësore shqiptare me Maqedoninë.
Në një intervistë për mediat, ministri Panariti njoftoi se “tashmë kamionët e bllokuara do të kalojnë, ndërsa ndalimi i tyre në kufi ka qenë pa asnjë arsye”.
“Kontaktova me Ministrinë e Ekonomisë të Maqedonisë, dhe tashmë 5 kamionët shqiptarë kanë kaluar doganën”-tha Panariti.
Ndërsa vuri në dukje se, sot në mbledhjen e qeverisë maqedonase do të diskutohet problemi i bllokimit të kamionëve shqiptarë në kufi.
Ministri Panariti theksoi se, pas analizave të kryera, prodhimet tona bujqësore rezultuan të pastra.
“Të zbatojmë marrëveshjen e tregëtisë së lirë për të mos krijuar pengesa në qarkullimin e mallrave bujqësore. Mosrrespektimi i kësaj marrëveshje krijon dëme të pallogaritshme te fermeret dhe tregtarët, të cilat nuk mund të respektojnë kontraktat e lidhura paraprakisht”-tha Panariti.
Ndër të tjera ministri pohoi se shpreson që mos të ketë më raste të tilla që përsëriten

Tani po qe shpetuam. Tani qe madje edhe Kina na vuri ne listen e zeze persa i perket investimeve jemi gati per “fitorje” te reja.