“Kush kontrollon mendimet e njerëzve, kontrollon veprimet e tyre”. Kështu e nisi Pandeli Majko, deputeti socialist, një fjalim në forumin e hapur për 25-vjetorin e pluralizimit në Shqipëri. Majko u shpreh i dëshpëruar për ritmin e zhvillimeve në Shqipëri, duke theksuar se në zgjedhjet e fundit, vota vajti 50 euro.
“Në politikë, ne shqiptarët kemi menduar atë që popujt tjerë kanë bërë. Kjo cilësi ka qenë e lidhur edhe me cilësinë tonë të vjetër dhe të re për të mos mirëkuptuar kundërshtarin me pikëpamje të ndryshme. Bashkë me kolegen Jozefina Topalli në këtë panel, ne përfaqësojmë dy histori të ndryshme politike. Xhaxhai im doli partizan që 14 vjeç, ndërsa xhaxhai i Jozefinës pësoi diçka tjetër. Politika preferon idetë përpara njerëzve.
Rusoi ka përcaktuar se në këtë marrëdhënie me politikën: kush kontrollon mendimet e njerëzve, kontrollon veprimet e tyre”. Gjatë fjalës së tij, Majko theksoi se tempulli i parlamentarizmit është goditur në vijimësi në Shqipëri që nga revolucionet e deri tek dështimet e tij. “Po e filloj me vrasjen e Esat Pashës në 1920 dhe pas lufta e 44-s dhe lëvizja demokratike e ‘90-s. Parlamentarizmi i 25 viteve të fundit tregon gjendjen shpirtërore të postkomunizmit. Ai është karakterizuar, dhe këtë duhet ta themi me zë të ulët apo të lartë, nga mungesa e seriozitetit për të vërtetën”.

ore thinjat nuk te bejne medoemos te mencur!!! edhe percart njeriu ne spital, flet me kuptueshem. Ik po Pando se po arrin dhe ti moshen e kryeministrit te monizmit qe i bere fleterrufe!!!!
shume bukur fole po asnje fjale nuk te mora vesh. Keshtu eshte kur thinjesh ( nga hallet e medha te kombit) qe ne adoleshence
Po nuset e Xhaxhallareve çfare bene???
Gabimi eshte i redaksise qe shkeput nje paragraf nga fjala e tij,qe vertet del pa kuptim. Majko flet gjithmone bukur,dmth realisht,me kembe ne toke,ndryshe nga shume te tjere qe flasin ne stratofere.